Në parim, Shehi dhe Ndoka, pjesë e listave të PD-së në 25 prill

Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së, dhe Nard Ndoka, kreu i PDK-së, do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit si pjesë e listave të Partisë Demokratike.

Të enjten, kreu i PD-së Basha arriti marrëveshjen parimore me Shehin dhe Ndokën.

Mësohet se Shehi do të jetë në listën PD-së për Tiranën, ndërsa Ndoka do të jetë kandidat në Shkodër.

Dy partitë do të kenë dhe kandidatë të tjerë në listat e PD-së.

Marrëveshja PARIMORE me Shehin dhe Ndokën vjen një ditë pas marrëveshjes me Agron Dukën e Partisë Agrare Ambientaliste.

Ndërkohë PD po vijon negociatat me Partinë Lëvizja e Legalitetit të Shpëtim Axhamit, PBDNJ të Vangjel Dule, partinë Republikane të Mediut dhe PDIU-në e Shpëtim Idrizit.