Udhëheqësit e lartë ushtarakë amerikanë: Do mbrojmë Kushtetutën e SHBA!

Në prag të inaugurimit të Joe Biden si President, kreu i Forcave të Armatosura dhe ushtrisë amerikane Mark Milley dhe me firmën e shumë bashkëpunëtore të tij të lartë, bëri thirrje për të respektuar ligjin pas trazirave që i morën jetën disa personave në Washington. Stafi ushtarak amerikan njoftoi të gjithë trupat të jenë në gadishmëri të plotë ditën e inaugurimit të Joe Biden si President, për të shmangur çdo trazirë të mundshme.

“Populli amerikan i ka besuar Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara që të mbrojnë vendin dhe Kushtetutën për gati 250 vite. Ashtu si kemi bërë përgjatë historisë, ushtria amerikane do të mbështesë autoritetet civile dhe të mbrojë jetët e tyre, duke ruajtur Kushtetutën e SHBA kundër të gjithë armiqve të jashtëm e të brendshëm. Trazirat e 6 janarit në Washington, ishin një sulm direkt mbi Kongresin amerikan. Pamë brenda Kongresit veprime totalisht kundër ligjit. E drejta e fjalës nuk i jep askujt të drejtën për të shkaktuar dhunë. Më 20 janar, në bazë të Kushtetutës, do të inagurohet Presidenti i Zgjedhur, Joe Biden. U bëjmë thirrje të gjithë trupës tonë, të qëndrojë në gadishmëri, t’i bëjë sytë katër dhe të jetë e fokusuar gjatë asaj dite në mbrojtjen e çdo amerikani,” shkruhet në letrën e publikuar.