Skema korruptive te Shefqet Ndroqi më e madhe se Tirja dhe burgosja e saj, nën hetim dhe 4 persona të tjerë

Përsa i përket rastit të korrupsionit në spitalin Shefqet Ndroqi, denoncimi nga 30 vjeçjarja është bërë që në muajin dhjetor, por vetëm pas publikimit në media policia arrestoi mbrëmjen e djeshme sanitaren Tire Alldërvishi 59 vjeçe, e cila duke ju prezantuar si mjeke shteases me incilart E. S., ka marrë shuma të konsidereshme parash asaj për kurimin e nënës së saj e cila humbi jetën në spitalin Covid2. FAX neës mëson se nën hetim për këtë rast janë edhe kater punonjës të tjerë, punojiës të ketij spitali që akuzohen dhe dyshohen se janë të përfshitë në këtë skemë korrupsioni.

Njoftimi i policisë: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë ndalimin e shtetases T. A., 58 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase i është prezantuar si infermiere shtetases E. S., 30 vjeçe, e cila ka kallëzuar se gjatë muajit dhjetor, kur nëna e saj ka qenë e shtruar në spital, shtetasja T. A. e ka mashtruar duke i marrë rregullisht shuma monetare nga 5.000-6.000 lekë. Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.