Skandali me sanitaren| Rama i kthehet komentuesve: Mos i fusni në një thes të gjithë, nuk marrin të gjithë miliona

Pas skandalit në spitalin COVID2 ku sanitarja Tire Alldervishaj dyshohet se mashtroi  me 8 milionë lekë familjaren e një pacienteje duke u hequr si infermiere, ndekësit kanë ‘kryqëzuar’ Ramën në ‘Facebook’.

Në videon e publikuar nga Rama nga vizita në depon e ilaçeve në QSUT, nuk kanë qenë të pakët komentuesit që kërkojnë përgjigje nga Rama lidhur me  skandalin e spitalit COVID2.

Një prej komentuesve, shpreh keqardhje për të shtruarit në spitale teksa shkruan, ‘Ti mund të kesh 10 jo 1 depo të tilla, por me ato që dëgjojmë gjynah për familjarët dhe ato që janë shtruar’.  Rama ia kthen duke shkruar se; “mos degjo po shiko, se me te degjuar behesh per gjynah edhe ti qe degjon!”.

Një tjetër qytetar i shkruan Ramës se nuk janë imbursuar për ilaçet e Covid, madje ka paguar infermerët dhe mjekët nën dorë. “Po ne qe e kemi me te provuar e faktuar, kupona tatimore te gjith ilaceve e vizitave qe kemi blere/bere per nje person te semure nga covidi,apo leket dhen mjekeve edhe infermiereve ti mund te thuash cte duash zoteri i dashur por ne qe e kemi provuar ne kurriz sna e shet dot sapunin per djath”, shkruan qytetari.

Po ashtu Rama i kthehet flakë për flakë qytetarit, duke shtuar se jo te gjithe mjeket dhe infermieret duhet te futen ne nje thes. “E para nuk fola per kupona edhe pse per te semuret nga Covidi e kemi perseritur njemije here qe kur trajtohen ne shtepi, duhet te marrin receten vetem nga mjeku i familjes dhe te qendrojne tek dy paketat baze qe rimbursohen 100% nga shteti, sepse perndryshe shpenzojne pa qene nevoja dhe marrin ilace qe mund t’iu bejne edhe dem! Ndersa per leket qe i paske dhene mjekeve e infermiereve nuk e di se s’kam asnje prove per kete, por nuk besoj se ke paguar gjithe mjeket e infermieret e Shqiperise qe i fyen, duke i futur te tere ne nje thes!”, shkruan Rama.