Putin urdhëron vaksinimin masiv të rusëve, vetë e refuzon ta marrë ‘Sputnik V’. Probleme edhe me ambasadën në Tiranë

Edhe pse refuzon ta marrë vaksinën “Sputnik V”, presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar vaksinimin masiv të rusëve kundër sëmundjes COVID-19.

Zëvendëskryeministrja Tatiana Golikova, e cila është përgjegjëse për këtë fushatë, tha se vaksinimi masiv do të fillojë të hënën.

“Ne duhet të kalojmë nga vaksinimi në shkallë të gjerë në vaksinimin masiv”, kishte thënë Putin gjatë një takimi mëkabinetin qeveritar.
Sipas Qendrës së pavarur për Hulumtime “Levada Center”, është rritur numri i rusëve që nuk dëshirojnë ta marrin këtë vaksinë. Në muajin gusht 2020, 54 për qind e rusëve i kanëthënë “jo” vaksinës, kurse në muajin tetor 2020, numri i të anketuarve ishte 59 për qind.
Pavarësisht thirrjes për vaksinim masiv, është vet Putini që ka refuzuar të vaksinohet me “Sputnik V”.

Problemi edhe në Tiranë

Burime korpusit diplomatik dëftejnë fakte të reja mbi infektimin e dy zyrtarëve të tjerë të lartë të ambasadës ruse në Tiranë. Infektuarit e radhës me covid 19 – Sekretari i Dytë Alexey Krivosheev dhe Shefi i Zyrës Konsullore Boris Markov, sekretar i Trete, të cilët janë nën kujdes intensiv mjekësor.

Edhe pse u mbajt i fshehur si lajm ambasada ruse nuk e mbylli as përkohësisht sherbimet në sportelet e saj dhe asnjë njoftim ne media nuk u bë për këtë fakt. Marrëveshjet ndë rmjet shteteve dhe konventat në fushën diplomatike nuk parashikojnë shkelje të rregullave mbi covid 19 dhe mesa duket karantinimi nuk është zgjidhje.
Edhe më herët në muajin prill zyrtari i lartë rus Shugurov theu karantinën dhe ofendote punonjesin e doganes, lajm i cili u bë viral në platformat shqiptare online . Akoma me e çuditshme fakti që Vaksina sputnik V që do jepet si ofërtë për shtiptarët nuk përdoret nga vetë rusët edhe kur janë të sëmurë.