PS në Lezhë kanë një problem: mendojnë se thelbi i politikës janë akuza dhe mburrja

Nga Indrit Vokshi

Unë e kuptoj se vaksina që Rama ka prodhuar prej 8 vitesh u është bërë këtyre të parëve. Prandaj duhet të dalin e të thonë: “Kemi bërë shumë, por edhe më shumë do bëjmë” dhe, “Ata që ishin në pushtet, nuk bënë asgjë”, prandaj (sipas këtyre) nuk kanë të drejtë as të bëjnë opozitë. (Koncept i ndryshkur diktatorial).
Mirëpo këta harrojnë se prej 8 vitesh janë këta në pushtet. Janë këta “Ata që ishin në pushtet”. Në 8 vite, çdo vit nga rreth 4 MILIARD euro buxhet, po them 30 MILIARD euro, diçka më pak dhe, vazhdojnë akuzojnë.
Vaksina Rama nuk i lejon të mësojnë konceptet demokratike të qeverisjes: Si i menaxhuat 30 MILIARD euro në 8 vite? Me 30 miliard bëhen punë mira, nëse ke dëshirë për punë.
Të manaxhosh 30 miliard euro në 8 vite dhe përgjigjja e vetme që ke është akuza për atë që ishte para 8 vitesh, vetëm këta mund ta bëjnë. Nuk e ka bërë as Fatos Nano në fushatën 2005, nuk ka akuzuar qeverinë Meksi për “punët që na lanë..”, nuk e ka bërë as Sali Berisha në 2013, nuk ka akuzuar Fatos Nanon për punët që ska bërë. Sepse nuk mundesh ta bësh, je ti 8 vjet, ke pasur kohën dhe paratë. Rama e bën, Rama edhe 40 vjet të rrijë në pushtet, do akuzojë atë që ishte para 40 vitesh.
Dhe ka aftësinë për t’i bërë edhe të tjerët ta përsërisin fjalën e tij.
Na i thoni një herë të vetme edhe punët që keni bërë..! Ta shohim a ja ka vlejtur që ky popull tu japë 30 MILIARD euro taksa e tatime. Jo vetëm akuza, ky kështu e ky ashtu, vetëm mburrje, ne kështu e ne ashtu. Se kjo nuk është politikë, nuk është politika kështu.
Ose thoni që nuk kemi gjë në dorë, jemi të detyruar të mbrojmë Ramën sepse duam karrierë.
Zaten unë sdo e kisha mbrojtur kryetarin e partisë time nëse qeveria e tij nuk bën asgjë por vetëm shpërdoron kot. As karrierë të mos bëj e të mos ma propozojë emrin për asnjë post. Nuk e bëj. Prandaj duhet kuptuar realiteti, populli është keq, ekonomia keq, siguria keq, shëndetësia keq. Thjesht ska para, ska punë ska rehati. A jeton kush pa punë e pa para? Jo