Pas skandalit të sanitares te COVID-2. Familjari denoncon: Kam dhënë 10 mln lekë për 3 ditë!

Pas rastit të sanitares që u shtir si infermiere, Tire Alldervishi, një i afërm i një pacienteje me COVID ka denoncuar një tjetër rast korrupsioni në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë! Për mikrofonin e Report Tv, ai thotë se ka paguar miliona lekë që mjekët dhe infermierët të kujdesen për të afërmin e tij. Këtë pagesë, rrëfen se nuk ia ka kërkuar askush, por shprehet se është i detyruar ta bëjë, që bluzat e bardha të bëjnë punën e tyre.

“E vërteta është shumë e dhimbshme. Paguhen milion këtu, e njeriu vdes. Nuk i kërkon kush, por jemi të detyruar ne që të bëhet puna, duke ia nisur nga dera deri atje lart. Kam dhënë 10 milion lekë. Ua japim të gjithëve, të gjithë marrin lekë. Kam një njeri timin, ka 3 ditë, për 3 ditë kam paguar 10 mln lekë deri këtu ka shkuar puna. Unë ka frikë se do më kërkoni pare ju (i drejtohet gazetarëve)”, thotë familjari/reporttv