Atentatit ndaj biznesmenit Ibrahimi, po ecte në trotuar kur u ‘palos’ nga breshëria e Scorpionsit

Dy atentatorët e maskua zbrasin me gjakftohtësi 20 plumba nga “Scorpions”-i me silenciator në drejtim të biznesmenit Ylli Ibrahimi.

45-vjeçari Ibrahimi shihet që qëndron në trotuar dhe bisedon me dy persona të tjerë, në momentin që dy autorët e maskuar dhe të hipur mbi motorin e shtrirë ‘Suzuki’, afrohen me qetësinë më të madhe, në orën 11:57.Në momentin që pikasin ‘shënjestrën’, atentatorët ngadalësojnë shpejtësinë dhe nxjerrin automatikun për të qëlluar drejt biznesmenit. Pas breshërisë së plumbave, brenda 30 sekondave, Ibrahimi është rrëzuar direkt në tokë, ndërsa dy personat që e shoqëronin ‘zhduken’. Më pas autorët, me të njëjtën qetësi që u shfaqën, largohen në drejtim të paditur.

more recommended stories

loading...