Rivali i Google, kinezja “Baidu” do të krijojë kompani inteligjente EV me “Geely”-n

Motori i kërkimit në internet Baidu njoftoi se po bashkëpunon me prodhuesin e automjeteve “Geely” për prodhimin e automjeteve inteligjente.

Gjiganti kinez tha se sipërmarrja e re do të kombinojë aftësitë inteligjente të drejtimit të “Baidu” me ekspertizën e automjeteve të “Geely”.

Baidu ka zhvilluar teknologji të drejtimit të pavarur dhe infrastrukturë të lidhjes me internet.

Geely do të jetë një investitor strategjik në kompaninë e re, e cila do të jetë një filial i pavarur i Baidu-së.

Kjo lëvizje nga Baidu vjen ndërsa kompanitë e teknologjisë në të gjithë botën garojnë për të zhvilluar makina inteligjente pas suksesit të Tesla-s në komercializimin e automjeteve elektrike.