Manastirliu dhe Nelaj deklarata kontradiktore për kapacitetet e ruajtjes së vaksinave në Shqipër

Drejtuesit e institucioneve përgjegjëse për ruajtjen dhe mbajtjen e vaksinave anti-Covid nuk dinë ende se në sa gradë ruhen dozat e Pfizer/Biontech apo se sa kapacitete ka Shqipëria.

Vetë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se Shqipëria ka kapacitete që të ruajë deri në 250 mijë doza. E ftuar në “Open”, mbrëmjen e kaluar, Manastirliu shtoi se gjithsesi po punohet për t’i rritur kapacitetet për ruajtjen e vaksinave deri në -70 gradë Celsius.

Me kapacitetin aktual pra me rrjetin e frigoriferëve që kemi në minus 70 gradë, sipas edhe çfarë ekspertët kanë vlerësuar, ne jemi në gjendje që të kemi një kapacitet ftohës për këtë vaksinë deri në 250 mijë doza. Ndërkohë që jemi duke punuar për ta rritur akoma më shumë këtë kapacitet,”- deklaroi Manastirliu.

Erida Nelaj, shefja e Programit Kombëtar të Vaksinimit, në një lidhje me Skype mbrëmjen e kaluar në ‘Euronews’, tha se Shqipëria mund të ruajë deri në 30 mijë doza. Nelaj tha gjithashtu se këto vaksina mund të ruhen deri në -80 gradë Celsius, duke bërë kështu një gabim të dytë.

Ajo ruhet në minus 80 gradë, në frigorifer aktualisht në ISHP, pasi kemi disa stacione me frigoriferë minus 80, por gjithmonë në nivel qendror. Nuk do të kemi frigoriferë në pika vaksinimi. Ne kemi kapacitet 30 mijë doza njëherë. Po punojmë për të zgjeruar kapacitet. Në përgjithësi i kemi kapacitetet,”- deklaroi Nelaj.

Ajo që dimë është se vaksinat e Pfizer/Biontech ruhen në -70 gradë Celsius, ndërsa për kapacitetet që ka Shqipëria, përgjegjëst në fjalë, duhet të sqarohen.