Grupi Emaar po investon 4 miliard Euro në Beograd, porti i Durrësit në funksion të Serbisë?

Një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe Emirateve të Bashkuara Arabe parashikon transformimin e porit të Durrësit në zonë turistike të dedikuar për pasagjerët dhe jahtet. Ndërkohë që për transportin e mallrave qeveria parashikon ndërtimin e një porti të ri në Porto Romano.Belinda Balluku Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë bashkë me Muhammed El Alabbar president i EMAAR Group me qendër në Emiratet e Bashkuara, panë në terren të gjithë zonën ku parashikohet ndërtimi portit të ri.

Mirepo Grupi EMAAR me qendër në Emiratet e Bashkuara Arabe thotë se do të investojë deri në 4 miliardë euro (5.4 miliard dollarë) për të ndërtuar një zonë biznesi, banimi dhe komerciale në zonën e lumit të kryeqytetit serb, Beogradi.
Drejtori ekzekutiv Mohamed Alabbar, i cili është gjithashtu kryetar i Emaar Properties të Dubait, i tha medias arabe se “ne do të krijojmë një qendër rajonale nga Ujëvara e Beogradit që do të jetë e pakonkurueshme”.

Ndersa nuk dihet roli i biznesmenit Samir Mane ne kete operacion, ndonese ai eshte i interesuar per operacionet qe zhvillohen ne portin e Durresit. Kompania e tij,Balfin group ka marredhenia shume te mira me Maersk Line, linja më e madhe e anijeve të  kontenjerëve në botë është e pranishme me shërbimet e saj në Shqipëri. Maersk do të përfaqësohet në Shqipëri nga Stella Mare (me drejtor Milos Mihailovic), një sipërmarrje e përbashkët nga Milpsed dhe Balfin Group , duke vijuar bashkëpunimin e suksesshëm në fushën e logjistikës dhe transportit.

Burimi: