Fjolla Morina në “arrest shtëpie”. Gjykata pushon çështjen ndaj partnerit të saj dhe shoferit

Gjykata e Kukësit ka vendosur dërgimin për gjykim të çështjes në ngarkim të këngëtares shqiptare Fjolla Morina, e akuzuar për kryrjen e veprës penale “trafikim i armëve dhe municionit”.

Në të njëjtën seancë, Gjykata e Kukësit ka vendosur pushimin e ndjekjes penale të shtetasve Fisnik Syla dhe Fitim Muji.

Burime bëjnë të ditur se kengetarja Fjolla Morina, e përfaqësuar nga avokatja e saj Aurora Guska i ka kërkuar gjykatës që çështja të gjykohet me gjykim të shkurtuar.

Edhe në seancën e kësaj të marte, Fjolla Morina në deklarimin e saj para trupit gjykues është shprehur se armën nuk e ka patur për qëllim trafikimi, e as për fitim, duke i qëndruar deklaratave të saj të dhëna më parë.

Morina vijon të jetë në arrest shtëpie në qytetin e Kukësit.