FBI: Në prag të betimit të Biden, ka plane për protesta të dhunshme në të 50 shtetet

Byroja Federale e Hetimit e SHBA-së, FBI-ja paralajmëron se po planifikohen protesta në 50 shtetet amerikane, pak ditë para ceremonisë së betimit të presidentit Joe Biden.

Sipas raporteve grupe të armatosura planifikojnë të mblidhen në kryeqytetet kryesore. Këto plane kanë rritur shqetësimin pas protestave të dhunshme të javës së kaluar në Uashington.

Zyrtarët e sigurisë janë të vendosur se nuk do të ketë më përsëritje se trazirave të 6 janarit . Forcat e sigurisë do të jenë në gatishmëri shumë më herët sesa ishte planifikuar për 20 janarin.

Garda Kombëtare u autorizua për të dërguar deri në 15,000 trupa dhe turistët u ndaluan të vizitojnë Monumentin e Uashingtonit. Kujtojmë se deri në datën 21, Ëashington është në gjendje emergjence. Gjatë ditës së sotme pritet që Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve të vijojnë përpjekjet për shkarkimin e Donald Trump që e akuzojnë për nxitje në protestën e 6 janarit.

Nuk ka asnjë sinjal nëse zv/presidenti Mike Pence do të fuqizojë amendamentin 25, sipas të cilit një president largohet nga detyra për paaftësi.