Dëshmitari X, i vetofrohet prokuorisë për të dëshmuar mbi lidhjet e Nevaldo Hajderaj me Klodian Rashën

Detaje të reja kanë dalë në dritë përsa i përket vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit. Një person i është vetëofruar prokurorisë së Tirnaës, ku pretendon se efektivi Hajdaraj, ka pasur njohje të mëparshme me 25-vjeçarin.

Prokuroria ka marrë dëshminë e këtij shtetasi edhe do kryejë disa verifikimeve të tjera. Burime për Fax news bëjnë me dije se do merren në pyetje edhe disa persona të tjerë. Më konkretisht do të jenë shokët e viktimës ata të cilët do pyeten, per te mesuar më shumë rreth të njohurve që ka pasur Rasha. Prokuroria do kryejë dhe një verifikim të fundit për të zbuluar zbardhjen e motivit të vrasjes.

Ndërkohë që, vetë Nevaldo Hajdaraj e ka mohuar dëshminë e tij përpara hetuesve gjatë marrjes në pyetje pas ngjarjes së rëndë. Pas kryerjes së këtyre verifikimeve prokuroria do mbyllë çështjen dhe do dërgojë zyrtarisht në gjykatë dosjen për ti komunikuar edhe zyrtarisht akuzën zyrtare efektivit të policisë Nevaldo Hajdaraj.

Ndërkohë, familjarët e Rashës kanë marrë avokat për të ndjekur procesin hetimor që po kryen organ i akuzës. Përsa i përket pistoletës së gjetur 100 m larg vendit të ngjarjes hetuesit kanë dalë në përfundimin se ajo nuk i përket as Rashës dhe as punonjësit të policisë. Çështja është veçuar dhe po hetohet për të zbuluar se kujt i përkiste.

Pak ditë më parë Fax News mësoi nga burime të konfirmuara se Hajderaj dhe Rasha njiheshin mes tyre, dhe se kishin punuar së bashku në një biznes në zonën e rrugës Bardhyl në Tiranë.