Xi Jinping uron Kim Jong Un për zgjedhjen si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Punëtorëve të Koresë

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) Xi Jinping i dërgoi të hënën një mesazh urimi Kim Jong Un, duke e uruar për zgjedhjen si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Punëtorëve të Koresë, partisë në pushtet.

Presidenti Xi tha se u gëzua kur mësoi që Kongresi i 8-të i Partisë së Punëtorëve zgjodhi Kim si Sekretar të Përgjithshëm të partisë dhe u përcolli urime të ngrohta Kim-it dhe Komitetit Qendror të PPK-së në emër të Komitetit Qendror të PKK-së dhe në emër të tij.

Republika Popullore Demokratike e Koresë ka mbështetur udhëheqësin e saj të lartë Kim Jong Un si sekretar të përgjithshëm të partisë në pushtet në kongresin e tetë të partisë, njoftoi të hënën agjencia koreane e lajmeve (KCNA).

Kongresi miratoi plotësisht propozimin për caktimin e Kim-it në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të partisë, njoftoi KCNA-ja.

Zgjedhjet u zhvilluan të dielën në sesionin gjashtëditor të Kongresit në Penian, sipas KCNA-së. Partia mbajti gjithashtu zgjedhje për Komitetin Qendror, një organ kryesor qeverisës që përfshin byronë politike, sipas KCNA-së. Zyrtari i lartë i partisë Jo Yong Won u emërua anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike duke zëvendësuar Pak Pong Ju.

Kongresi çeli punimet të martën dhe pritet shpallja e një plani pesëvjeçar të zhvillimit ekonomik dhe politikës së re diplomatike dhe ushtarake si dhe marrjen e vendimeve kryesore.