Elbasan| Nxënësit bojkojnë mësimin: Duam ngrohje

Në të gjithë vendin ka nisur këtë të herë procesi mësimor, ku nxënësit janë kthyer pas pushimeve më të gjata dimërore.

Shkak për këtë është bërë pandemia, ndërkohë që në shkolla do të respektohen rregullat e vendosura nga Komiteti Teknik për distancimin fizik.

Ndërkohë nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Europa” në Elbasan, kanë bojkotuar ditën e sotme mësimin.

Shkak për këtë është bërë mungesa e ngrohjes në ambientet e institucionit.

Prindërit dhe nxënësit kanë dalë me pankarta në duar, teksa kërkojnë zgjidhje për këtë problem.

“Kam shumë ftohtë. Nuk shkruaj dot. Vij nga shtëpia me xhup, me shall, me dorashka dhe nuk shkruaj dot. Pavarësisht se s’ka bërë shumë ftohtë deri tani, do të bëjë. Kemi kaluar 5-6 vite pa ngrohje. Duam ngrohje dhe kjo është thirrja kryesore”, shprehet njëra prej nxënësve, shkruan ora news.

Sipas tyre shkolla ka thuajse 3 vite që nga koha kur kaldajat kanë dalë jashtë përdorimit dhe pavarësisht thirrjeve të tyre, Bashkia e Elbasanit nuk ka marrë masa.