Rezart Veleshnja për Gaz Pajën: S’thashë që ka marrë lekë, e mbivlerësojnë si aktor se është në politikë

Aktori i humorit Rezart Veleshnja është “penduar” për deklaratën që bëri dje për kolegun e tij të “Portokalli”, Gaz Paja, kur tha se është i mbivlerësuar se është pjesë e politikës.

“Për mua Gaz Paja ngaqë është pjesë e politikës. E mbivlerësojnë se është pjesë e politikës. Politika ka pasur gjithmonë emër të pisët dhe kërkon ta pastrojë emrin e saj me figura të artit, të cilët kanë emra të pastër. Dhe në kohën që na duhet, kë kemi diçka të pastër? Kemi aktorin. Le të marrim Gazin. Në këtë rast edhe e mbivlerësojnë se duhet ta shpërblejnë”, tha Rezarti dje në ‘Shiko Kush Luan’.

Ndërsa sot, ai thotë se deklarata e tij është keqkuptuar dhe se nuk e ka patur fjalën për mbivlerësim monetar apo artistik.

“Mbivlerësim nuk do të thotë monetar apo artistik! Unë e kuptoj që ju ushqeheni me lajme që i riprodhoni si të doni vetë, por ajo që thashë për Gazin s’është as partiake dhe as monetare! Sa mirë një pjesë e shoqërisë intelektuale e ka kuptuar siç ishte! Gaz Paja lëri të delirojnë!”, shkruan ai në Instastory.