Ose po flasim për një superskandal që e shfazon edhe vetë kreun e ekzekutivit, ose…


Nga Sebastjan Zonja

Të gjitha pretendimet se ministrat e kabinetit, dhe të tjerët në tavolinën e “Nusretit”, kanë qenë për çështje pune në Dubai, mund të jenë të vërteta.
Por ajo që le shije shumë të keqe është mbrojtja e drejtëpërdrejtë që bën kryeministri për ‘djersën e derdhur’ nga ofiqarët e lartë.

Me këtë logjikë i bie se:
Ose po flasim për një superskandal që e shfazon edhe vetë kreun e ekzekutivit; ose për një ‘skandal’ rutinë në rrjetet sociale.
E trishta është se zullumi, sido qoftë, po këputet prej së trashi në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama sulmoi pikërisht ato që nuk i ka nën kontroll: portalet dhe qytetarët.
Dhe kur demokracia varet nga portalet dhe qytetarët, është në duart më të pasigurta e në fije të perit.

Portalet janë një mish-mash që gjatë këtyre 8 vjetëve veç kanë dubluar njëri-tjetrin, dhe ‘spin-doctorat’ kanë dubluar e relativizuar gjithë skandalet.

Qytetarët s’kanë asnjë pjesëmarrje në demokraci kur nuk ka institucione të forta. Ata kthehen në bjerraditës në fillim, pastaj ikin jashtë vendit.

Rikthimi i Shqipërisë në kursin euroatlantik është një detyrë më urgjente se kurrë.