Kinë, rrjet komunikimi kuantik prej 4600 km

Shkencëtarët kinezë kanë krijuar një rrjet të integruar të komunikimit kuantik që kombinon 700 lidhje me fibra dhe dy lidhje tokësore satelitore, duke krijuar një sistem shpërndarje të çelësave kuantik përmes mbi 150 përdoruesve në një distancë totale prej 4600 kilometrash, shkruan “Xinhua”.

Kërkimi është udhëhequr dhe kryer në vitet e fundit nga Pan Jianwei i Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë në Kinë dhe botuar në internet në revistën “Nature”.

Sipas artikullit, sistemi përbëhet nga katër rrjete kuantike metropolitane, krijuar në Pekin, Jinan, Hefei dhe Shangai, nga një strukturë me fibra që tejkalon 2000 kilometra dhe nga dy lidhje satelitore midis stacionit tokësor Xinglong në Pekin dhe stacionit tokësor Nanshan në Rajonin Autonom Xinjiang Ujgur, i vendosur 2600 kilometra larg.

Përveç kësaj, Xinglong është i lidhur edhe me fibra në rrjetin kuantik metropolitan të kryeqytetit kinez.