

Gjykata e Kukësit ka ndryshuar sërish akuzën ndaj këngëtares kosovare Fjolla Morina, nga “Armëmbajtje pa leje” në “Trafik të armëve dhe municioneve”. Këngëtarja rezulton të jetë marrë e pandehur nga Prokuroria e Kukësit, për akuzën e “Trafikut të armëve dhe municioneve” kryer në bashkëpunim.
Po ashtu, në të njëjtën akuzë janë vënë edhe biznesmeni Fisnik Syla, që është dhe i dashuri i këngëtares dhe shoferin e këtij të fundit, Fitim Muji.
Mësohet se pak ditë më parë prokuroria e Kukësit u ka komunikuar akuzën e re tre personave të proceduar dhe tashmë çështja kundër Fjolla Morinës, Fisnik Syla dhe Fitim Mujit, ka përfunduar në Gjykatën e Kukësit.
Këngëtarja Fjolla Morina u arrestua më datë 19 shtator, në pikën e kalimit kufitar të Morinës, kun ë çantë iu gjetën dy armë zjarri pistoletë. Njëra prej tyre, rezultoi të ishte lodër. Sakaq, Fjolla Morina u la në masë sigurimi arrest shtëpie nga ana e Gjykatës së Kukësit. Ajo qëndron në një banesë të marrë me qira pranë Komisariatit të Policisë Kukës.
more recommended stories
Ema Andrea flet pa dorashka për jetën personale.Nga ngelja shtatëzanë në fakultet te divorci
Rriten numri i të infektuarve, 739 raste të reja dhe 7 viktima
Pasuria e Lindita Nikollës| Nga apartamenti, toka dhe huatë që nuk i justifikon dot
Lindita Nikolla u zgjodh ministre e.
Dëbohet Diplomati rus që shkoi me Covid-19 në Qendrën Tregtare, ministria e Jashtme ruse: Është provokim