Av. GOXHAJ: Mbyllja e gojës së Trump është de facto mbyllja e gojës së 75 milion votuesve të tij


Nga Av. Altin Goxhaj

Mbyllja e gojës së Trump është de facto mbyllja e gojës së 750 milionë Njerëzve të Lirë në shpirt në të gjithë Planetin!

Pas televizioneve dhe gazetave, të gjitha platformat e rrjeteve sociale po mbyllin llogaritë e Trump duke e lënë globalisht pa zë mgjths është Njeriu me më shumë mbështetës virtual në të gjithë planetin.. dmth do ti lërë përkrahësit e tij pa zërin e të përkrahurit të tyre.

75 milionë votues amerikanë (shifra zyrtare) po lihen pa zërin e përfaqësuesit zyrtar dhe frymëzuesit të tyre dhe ky vendim merret nga disa njerëz si Zucku, Soros, Gates, etj., që si ka zgjedhur kurrkush.

Trump e votojnë 75 milionë njerëzit që përbëjnë bazën më të shëndetshme të shoqërisë amerikane, forcën më të madhe ekonomike dhe më prodhuese të saj, atë pjesë të shoqërisë që nuk e di çfarë janë burgjet, por beson në Zot, te Familja dhe Liria Individuale. Janë ata që mbushin radhët e ushtrisë amerikane dhe janë të parët që janë gati të japin edhe jetën për SHBAnë..

Shtoji 75 milionë votuesve amerikanë këtu edhe të paktën 750 milionë qytetarë të globit që votojnë në çdo sondazh pro Trump.. përfshi edhe shqiptarët e Shqipërisë.

Para 17 vjetësh, në 2003, unë povova për herë të parë çfarë do të thotë censurë totale në çdo tv dhe gazetë me urdhër të Soros kur mu mbyllën me buton brenda një dite (sipas kontratave të Fondacionit Soros të shkruara nga Remzi Lani me Fevzon, Ballën, Pezën, etj) të gjithë dyert dhe dritaret mediatike si në një burg virtual.

Prej atëhere shoh qartë e qartë e më qartë dhe nuk më habit asgjë. Absolutisht asgjë sps njoh me themel gjithë mekanizmin sorosian botëror të kancerit që po vret themelet demokratike të Civilizimit Perëndimor për ta alienizuar shoqërinë perëndimore në një Matrix-1984 të Madh Orwellian.

Një ndër ngacmimet e para që më nxitën të jem pro Trump që në fillim të 2016-ës ishte edhe censura dhe lufta totale ndaj tij që i bënin të gjitha mediat e establishmentit. Njësoj siç më kishte ndodh mua në 2003.

Mbyllja e gojës të Njeriut më të votuar, më të pëlqyer dhe më influent në Planet (sipas sondazheve të vetë instituteve dhe mediave të vetë Establishmentit) nga një grusht njerëzish që janë po të njëjtët që lidhen me PLANdeminë, duhet të ishte sirenë alarmi që Njerëzit e Lirë të mbushnin rrugët kryesore të të gjithë qyteteve të botës, por kjo nuk do të ndodhë. As këtu dhe askund.

Sps njerëzit janë të verbër. Tashmë dhe pa gojë..
Madje shumë viktima të ardhshme (ende nuk e dinë që do jenë), gëzonen të shkretët se si i mbyllet goja Trumpit dhe si e larguan duke i vjedhur dhe manipuluar alla shqiptarçe (dmth sipas modeleve të Soros) miliona vota ndërkohë që ai mund ta harxhojë të gjithë kohën e angazhimit politik nduke luajtur golf në resortet më të shtrenjta të të gjithë botës.

Janari 2021 është fillimi i një Epoke të Errët ku gjithë Planeti do të jetë përballë sfidës së zhdukjes së Civilizimit Perëndimor dhe instalimit globalisht të Modelit Kinez.

NDAJ DHE MBYLLJA E GOJËS SË TRUMP NË ÇDO RRJET SOCIAL
🟥 ËSHTË NGJARJA MË E RËNDË QË TREGON FILLIMIN E FUNDIT TË CIVILIZIMIT PERËNDIMOR,
🟥 DHE NISJEN E MESJETËS SË RE TË OBSKURANTIZMIT TË ERRËSIRËS GLOBALE KOMUNISTO KINEZO GLOBALISTE TË ARISTOKRACISË SË ELITAVE!