Aleanca për Teatrin tjetër kallëzim në SPAK për Veliajn: Shoqëria aksionare e ndërtimit veprim antiligjor

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka depozituar sot në SPAK një tjetër kallëzim për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, nënkryetarin Arbian Mazniku dhe Këshillin Bashkiak, duke kallëzuar krijimin e shoqërisë aksionare të ndërtimit.

Në një prononcim për mediat, juristja e Aleancës, Adriana Kalaja akuzoi Veliajn për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Adriana Kalaja: Kallëzimi i sotëm ka të bëjë me një veprim antiligjor, iniciuar nga Kryetari i Bashkisë Veliaj dhe i gjithë këshilli bashkiak, ku kanë vendosur krijimin e një shoqërie aksionare, kryesisht me objekt aktivitetet e saj në fushën e ndërtimit, projektimit, zbatimit të projekteve të ndryshme. Një objekt aktiviteti në fakt që do ta kishin zili dhe kompanitë më të fuqishme shqiptare. Në referim të dispozitave ligjore, kryesisht ligjit për shoqëritë tregtare, ne e kemi parë si një veprim korruptiv, si një vepër penale.

Pasi së pari nuk mund të krijosh një shoqëri aksionare, për shërbime të cilat nuk janë shërbime monopol, siç është uji dhe dritat. Nga ana tjetër ajo që është më e papranueshme që konsiderohet dhe nga ligji dhe duke e lexuar nga ana jonë si vepër penale, është që njerëzit më të besuar të Erion Veliaj janë vënë anëtarë të Këshillit të administrimit, administratorë dhe ekspertë kontabël njëkohësisht