

Nga Kastriot Dervishi, historian
Edhe kur gjatë skenave të xhirimit të propagandës mund të mos gënjejë, padija nuk e lë erion velinë të mos lëshojë mufka me defekte historike. Kryebashkiaku i Tiranës nuk di as kur është ndërtuar godina e sot e Bashkisë së Tiranës. Ornelës i tha se godina (dhe sheshi) janë ndërtuar në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Të ishte për ndonjë gjë koti, hajd mo, nuk do ia vinim re. Por Tirana nuk ka 100 qendra që nuk mbahen mend. Ajo u përurua në vitin 1931 bashkë me godinat e ministrive. Godina ku sot rri veliaj ishte e Komandës së Mbrojtjes Kombëtare në vitet 1931-1939. Gjatë luftës shërbeu si Ministri e Ekonomisë Kombëtare. Në vitin 1945 këtu u vendos Ministria e Financave, etj. Pas shembjes së godinës së vjetër të bashkisë, në vitin 1980 këtu u vendos administrata e Komitetit Ekzekutiv, i cili në vitin 1992 u quajt bashki. I rrofshin ato hartat e murosura në zyrë, të cilat as i paska parë ndonjëherë.
more recommended stories
Italia e mafias dhe Antimafias. Ja organizatat kriminale dhe metodat e goditjes së tyre
Mazhoranca e heshtur brenda PS që duhet respektuar dhe mbështetur.
“U përket gjyqtarëve të dallojnë faktet nga fjalët”, Lubonja: Deklaratë e poshtër e ambasadorit italian
Kryeministri italian jep dorëheqjen! Ja pse ra qeveria italiane