Tirana me taksat më të larta në vend – Bashkia vjel nga xhepat e qytetarëve 430 mijë euro në ditë

Partia Demokratike nëpërmjet Mateo Spahos, bëri drejtpërdrejt llogaritë se sa më shumë taksa parashikon Bashkia e Tiranës për qytetarët dhe bizneset për vitin 2021.

“Thelbi i të gjithë çështjes është se Bashkia e Tiranës çdo ditë duket hequr të shtunat dhe të dielat, vjel nga xhepat e qytetarëve 430 mijë euro në ditë. Dhe çfarë do na jepet në këmbim? Asnjë gjë nuk është më mirë se më para.”

PD thotë se në vitin 2013 në Tiranë ishin të rregjistruara rreth 37 mijë biznese. Për 4 vite kur Tirana drejtohej nga Lulzim Basha numri i bizneseve u rrit me gati 10 mijë. Po sot çfarë ka ndodhur?

“Shifrat tregojnë qartë se Erion Veliaj ka një politikë të qartë antibiznes, se e shikon qytetin në pak duar të të fortëve. Ndërkohë ata që janë qytetarë të ndershëm të Tiranës, të gjithë ata që e kanë provuar fatin e tyre, kanë investuar dhe kanë besuar në këtë qytet duke hapur një biznes, por zhgënjehen dhe janë të zhgënjyer.”

Sipas opozitës, prej 5 vitesh banorët e kryqytetit paguajn taksat më të larta në vend, por nuk marrin pothuajse asgjë mbrapsht si investime për përmirësimin e cilësisë së jetës.