

Limoni është një frut shumë kurativ i familjes së agrumeve, madje më i pëlqyeri ndër ta për vlerat e tij të shumëfishta. Rritet gjerësisht në zonat bregdetare.
Limoni preferohet mjaft në mjekësinë popullore ku i përdoren pothuajse të gjithë pjesët e tij përbërëse. Fruti i limonit është ilaçi më i mirë antiskorbik. Aileng limoni 3është freskues dhe kuron me sukses të gjitha sëmundjet që shoqërohen me ethe, pasi ul temperaturën, kuron dhembjet e kokës, migrenën, gingivin, kalotat, sëmundjet e organeve të frymëmarrjes dhe atyre të rrugëve urinare, ekzemat, sëmundjen e majmërisë dhe atë të sheqerit, ndalon rrjedhjen e gjakut nga hunda etj.
Limoni i përzier me sheqer mbron shëndetin dhe stimulon oreksin dhe përdoret me sukses në eliminimin nga organizmi të kripërave të kristalizuara. Pirja e lëngut të tij parandalon vjelljen. Për qëllime mjekësore përdoren dhe lëvozhgat e frutit, të cilat qërohen nga pjesa e bardhë sfungjerore, thahen me kujdes në stufë në temperaturë 40 gradë C dhe përdoren për prodhimin e ujit të kolonjës. Gjithashtu kanë gjetur përdorim praktik farat, gjethet dhe lulet e limonit. Nga lulet përgatitet një reçel aromatik i cilësisë së mirë. Për të ruajtur farat e limonit për një kohë më të gjatë se gjashtë muaj është mirë të mblidhen limona ende jeshilë aty nga muaji nëntor-dhjetor dhe të mbahen në arka me rërë të imët, tallash etj.
Sëmundjet e tensionit të gjakut
Në mëngjes esëll konsumohet një gotë limonadë e përgatitur me lëngun e një kokrre limoni. Është mirë që gjatë ditës në vend të ujit të konsumohet vetëm limonadë në mënyrë që tensioni i gjakut të normalizohet.
more recommended stories
Bëri tatuazhin me ‘shenja aliene’ – Njihuni me të dashurën e Elon Musk
Nis agjërimi për besimtarët myslimanë, urimi i KMSH-së për muajin e shenjtë të Ramazanit
Para 60 vitesh: demoni në kafaz, i fotografuar nga shqiptari Gjon Mili
Vaksina kineze nuk ka nivele të larta mbrojtje. Zyrtarët e Pekinit gati tju japin një dozë nga vaksinat e tjera