OKB heq kanabisin nga lista e substancave narkotike

Komisioni i Kombeve të bashkuara për Narkotikët njohu zyrtarisht vetitë mjekësore të kanabisit në një votë të hedhur në Vjenë nga vendet anëtare të organit ekzekutiv për politikën e drogës.

Kështu komisioni vendosi të heqë kanabisin nga lista e drograve të rrezikshme dhe shumë të varura si heroina. E gjithë kjo për shkak të përdorimeve të saj terapeutike.

Komisioni me 53 anëtarë miratoi ndryshimin në një votim të ngushtë, me 27 pro, 25 kundër, me 1 abstenim. Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Afrika e Jugut ishin midis atyre që votuan pro, ndërsa vendet si Brazili, Kina, Rusia dhe Pakistani votuan kundër, raporton CNN.

Rusia ishte një kundërshtare e zëshme e lëvizjes, duke e quajtur kanabisin “droga më e abuzuar në të gjithë botën”.

Kanabisi mund të ndihmojë në trajtimin e sëmundjes së Parkinsonit, sklerozës, epilepsisë dhe madje edhe në lehtësimin e dhimbjeve të kancerit.

Komiteti i OBSH vuri në dukje se kanabisi mund të ketë efekte anësore dhe të shkaktojë varësi, por gjithashtu përmendi përfitimet e ilaçit në zvogëlimin e dhimbjes, si dhe lehtësimin e simptomave të gjendjeve mjekësore të tilla si anoreksia, epilepsia dhe skleroza e shumëfishtë. Dhe vuri në dukje se kanabisi nuk shoqërohet me një rrezik domethënës të vdekjes.

Alfredo Pascual, një analist për botimin tregtar Marijuana Business Daily, tha në një njoftim për shtyp se kanabisi nuk është aq e rrezikshme sa besohej rreth 60 vite më parë