Uzuni, djaloshi që lante enët në Greqi dhe donte të ishte si Cristiano Ronaldo


Kur Myrto Uzuni ishte pothuajse dhjetë vjeç, familja e tij vendosi të largohej nga rrethi i Beratit të Shqipërisë për në Greqi. Kishte vetëm dy mënyra: ose duke kaluar malet, një udhëtim prej tre ditësh dhe tre netësh me vëllain e tij tre vjeç në shpinë, ose të paguanin 8,000 euro për të bërë një udhëtim të paligjshëm, por të sigurt. Prindërit e tij zgjodhën opsionin e dytë dhe sulmuesi i Ferencvaros, Myrto Uzuni u vendos në Greqi.

Ne shkuam për të pasur një jetë më të mirë. Babai im punoi në rinovimin e rrugëve ndërsa nëna ime lante enët në një restorant. Unë gjithashtu duhej të punoja. Të ndihmoja. Duhej të bëja 12 orë punë dhe të luaja futboll, edhe nëse do të duhej të çohesha në orën 6:00. Unë kurrë nuk e ndalova ëndrrën time”, i tha AS nga shtëpia e tij në Budapest, ku tani jeton me familjen e tij. Skonte në shkollë i vetëm vetëm në dimër, deri sa e kuptoi se kishte cilësi për tu bërë futbollist. “Unë u përpoqa të bëja një provë te Olympiakos për të parë talentin tim, por nuk i kisha dokumentet në rregull. Ky ishte momenti kur babai im tha se ishte më mirë të kthehesha në Shqipëri, në mënyrë që të mund të luaja në një ekip futbolli. Ata sakrifikuan për mua”, shton ai.

Dhe kështu ata u vendosën përsëri pranë malit të Tomorit për të luajtur për ekipin e fshatit. Uzuni ishte 16 vjeç dhe nuk u desh shumë kohë për tu spikatur. “Një trajner më pa dhe më çoi në klubin e tij, Apollonia. Në miqësoren e parë shënova dy gola. Dhe pas gjashtë muajsh të gjithë klubet më donin”, thotë ai. Trajnimi i tij ishte totalisht autodidakt, pa ndihmë, pasi që fëmijë nuk kishte mundësi të ishte në ndonjë akademi.

Cristiano Ronaldo është referenca ime, unë e di historinë e tij, kam lexuar gjithçka për të. Ishte motivimi im. Në Shqipëri nuk ka shumë akademi. Ky ishte problemi. Unë gjithashtu duhet të paguaja 12 euro në muaj për të shkuar në seanca stërvitore dhe pesë për minibusin që të më çonte në ndeshje. Nuk kisha para dhe nuk pushoja së qari në shtëpi. Kam paguar për dy muaj dhe më pas kam marrë para te miqtë e mi”, tregon me sinqeritet, tashmë një lojtar në Champions.

Pas Apollonisë ai jetoi emocione të mëdha në KF Laçi Albanian, të tilla si goli 1-0 në minutën e fundit kundër Anortosis, që i dha kalimin në raundin e dytë të Europa League, apo barazimin ndaj Molde, në të cilin u takua me Solskjaer. “Ai ishte trajneri i Molde. Më tha se kisha luajtur mirë dhe se mund të isha në çdo skuadër nëse do të doja”. Kjo shfaqje e çoi Uzunin te Lokomotiva në Zagreb (“pas një jave ata tashmë më thanë se më donin”) dhe, pas dy vitesh, në Ferencvaros, megjithëse, “Espanyol dhe Mallorca më kontaktuan në mars, por gjithçka u ndërpre me pandeminë”.

Uzuni, i cili u takua me idhullin e tij, Cristiano Ronaldo-n në Torino kur Ferencvaros ra 2-1 me një gol shqiptar vetëm një javë më parë, komentoi se ai moment, “ishte një ëndërr, si ajo që unë jetova pas ndeshjes kur Morata më përgëzoi për mënyrën se si kisha luajtur”. Përkundër atyre mirënjohjeve dhe në moshën 25 vjeç, Uzuni i ka këmbët në tokë. “Hap pas hapi, nuk dua të bëj gabime. Unë thjesht dua të shënoj gola dhe të jap asistime. Për mua kjo është tani gjëja e rëndësishme, dhe të fitojë ndeshje dhe të luajë në Champions League. Ëndrrat e mia janë të mëdha, por preferoj të mos i them”.