Shpëtim Axhami – Mandati i fundit dhe fundi i Rilindjes

Nga Shpëtim Axhami, Kreu PLL

Po i vjen fundi dhe po mbyllet me turp mandati i fundit i Rilindjes, ku shoqëria jonë u tkurr e bëri regres me një ekonomi të rrënuar, pa funksionim pushtetesh duke ngelur të izoluar dhe larg BE.
BE kërkon institucione dhe standarte e jo genjeshtra dhe pallavra.

Çdo pushtet i kapur dhe jashtë funksionit.

-Një pushtet LEGJISLATIV me një parlament jokushtetues gjysmak ku shumica e deputetëve thjeshtë ngrenë kartonin të orkestruar dhe ku miratotohen ligje antidemokratike në funksion të komanduesve mafioz të shtetit. Po vritet demokracia!

-Një pushtet EKZEKUTIV, me persona anonim e klientelist, i korruptuar dhe i lidhur me mafien tenderuese, politik e nepotik, i pa aftë në përballimin e krizave dhe të situatave emergjente si ato që ndodhën gjatë qeverisjes së Rilindjes, shpordërues buxheti dhe ndarje e tij mes kastës së tyre. Po na vidhet djersa!

-Njē pushtet GJYGJSORË ku u braktis Reforma në Drejtësi, pa Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë, një sistem drejtësie ku blihet drejtësi dhe i drejti dënohet për padrejtësi dhe nuk ka dritë jeshile që krimi dhe të korruptuarit të marrin atë që meritojnë. Po na vidhet e drejta!

Një MEDIA që quhet kazan dhe përsëri tundohet e detyrohet të i përgjigjet atij që ka kapë vetë kazanin e tepsinë, ku paturpsisht parapregatitet gjithçka që të i shërbejë atij që paguan më shumë.
Një media e politizuar ku fjala e lirë mbytet, ku mungon informacioni, lajmi e analizë reale e bërjes autopsi tre pushteteve të mësipërme me qëllim që puna e tyre të fokusohet në të mirë të qytetarëve. Po na vritet fjala e lirë!

Këto për sa më sipër bënë që ne të varfërohemi më shumë e borxhi publik të rritet, që shqiptarët të largohen dhe shoqëria jonë të plaket, qe të jemi faktor i dobët në rajon në mbrotje të interesave kombëtare e për rrjedhojë pas 30 vitesh
demokracia të bëj hapa prapa e të vazhdojnë mbyllur dyert e Europës, Europë për të cilën Dhjetorin e para 30 viteve kerkuan shqiptarët. Nuk dorëzohemi kemi shpresë.

Janë këto disa arsye ku kuptohet qartë se kjo Rilindje duhet dhe është në ditët e fundit të mandatit të fundit të saj, por për këtë kërkohet që shqiptarët të bëhemi bashkë si në Dhjetorin e ‘90 për të sjellë pranverën e 2021. Po vjen ndryshimi!