

Plagosje me armë zjarri në autostradën Lezhë-Milot.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:20 pranë një lokali ku janë dëgjuar të shtëna dhe ka mbetur i plagosur 42-vjeçari Aleksandër Deda, që njihet si biznesmen në Lezhë.
Deda është i njohur në qytetin e Lezhës me nofkën ‘Leksi i Druve’.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që nuk dihen motivet e krimit. I plagosuri është nisur në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi një nga plumbat e ka kapur në pjesën e gjoksit, çka i ka shkaktuar komplikime.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dyshohet për një atentat ndaj 42-vjeçarit. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe rreth 5 km nga vendi ku ndodhi plagosja ka gjetur një automjet tip “Audi” duke u djegur. Brenda automjetit është gjetur edhe një armë zjarri, që dyshohet të jetë arma e krimit.
E gjithë policia është përqendruar pranë automjetit të djegur, të cilit sipas burimeve i ishin hequr targat para se t’i vihej flaka.
Në këto momente nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, nëse është në rrezik për jetën apo e ka kaluar. Pak minuta pas plagosjes së tij policia ka gjetur një makinë të shkrumbuar në aksin e vjetër Lezhë-Milot pranë urës mbi lumin Mat, e cila dyshohet se është e autorëve, të cilët nuk janë identifikuar ende.
Automjeti i djegur tip Audi, është gjetur rreth 5 kilometër larg nga vendi ku është bërë atentati ndaj Dedës dhe brenda saj është gjetur një armë zjarri, e cila dyshohte të jetë arma e krimit, me të cilën është qëlluar ndaj biznesmenit. Ndërkohë sipas burimeve, makinës i ishin hequr targat para se t’i vihej flaka.
Pak kohë më parë “Leksi i Druve” ishte përdorur në një denoncim për një “betejë navale” në Lezhë.
more recommended stories
Rama përgatit Benet Becit kandidat të PS në Shkodër?
‘I linte shtatzënë dhe i shiste fëmijët’, detaje të reja të trafikut. I përfshirë një avokat
Basha kujton masakrën e Reçakut: Drejtësi që historia mos të përsëritet
“Skifteri” shqiptar vidhte shtëpitë e më të pasurve: Ne e shikonim nga kamerat, lëvizte në zonë, nuk e dinim