

Alvaro Morata ka vazhduar shkëlqimin te Juventusi, teksa ka shënuar edhe një gol në Serie A.
Sulmuesi spanjoll po kalon nëpër një formë fantastike teksa ka realizuar edhe ndaj Beneventos, por fatkeqësisht skuadra e tij nuk arriti fitoren pasi luajtën baras 1-1.
E goli ndaj Beneventos ishte shumë i veçantë për spanjollin, pasi ai ia ka dedikuar atë sulmuesit shqiptari Giacomo Vrioni, i cili ditë më parë kishte pësuar një lëndim të rëndë në stërvitje me Juventusin.
Pas lëndimit të pësuar, sulmuesi i Shqipërisë do t’i nënshtrohet një operacioni dhe pritet të mungojë për disa muaj.
Një nga miqtë më të mirë të Vrionit është Alvaro Morata i cili vendosi që golin ndaj Beneventos t’ia dedikojë reprezentuesit shqiptar.
Alvaro Morata dhe Giacomo Vrioni
Pasi shënoi ndaj Beneventos, spanjolli shkoi te kamera duke thënë ‘Forca mik’, në përkrahje të shqiptarit.
Një gjest jashtëzakonisht i bukur nga Morata, i cili është falënderuar publikisht nga Vrioni.
Reprezentuesi shqiptar i emocionuar e ka falënderuar spanjollin. “Alvaro Morata, faleminderit shumë. Të dua”, ka shkruar Vrioni në Insta Story.
more recommended stories
Esat Bajraktari – Legjenda qëndresës anti sllavo – komuniste në emigrim
Në vendin tim goditet gjithmonë një grua. Braçe sulmon Eni Vasilin
Kur u hoq ligji i luftës me Gjermaninë?
“Fjetëm natën bashkë, në mëngjes…”Kejvina Kthella flet për orët me Redjan Rrajën para atentatit ndaj Prokurorit Ndoj
Në dosjen e SPAK-ut, mes shumë.