Shqiptarët në Nju Jork festojnë pavarësinë e Shqipërisë

Nga Beqir SINA – New York

Dhe, përsëri, edhe këtë 28 Nëntor, është një nga liderit e dalluar të komunitetit shqiptar, zoti Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit të Bashkisë së qytetit të New Yorkut, me komunitetin dhe anëtarët e Këshillit të Qytetit, që ka zbukuruar me flamujt shqiptarë një nga arteriet kryesore të qytetit të Bronxit

BRONX NYC : Flamuri kuq e zi me Shqiponjën dykrena – krenaria shqiptare, për të disatën herë mund të shihet duke u valvitur lart, edhe mbi rrugët e qytetit Bronx – New York, për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntor 1912.

Në kremtimin e Ditës së Pavarësisë së 28 Nëntorit të Shqipërisë, rreth 200 flamuj kuqezi shqiptarë do t’i japin rrugëve kryesore në katër lagjet shqiptare, një aromë të fortë shqiptare për të treguar krenarinë tonë kombëtare.

Në lagjen Pelham Parkway në Bronx të Nju Jorkut, me një përqindje mjaft e madhe e banorëve shqiptaro-amerikanë, këto ditë ndihet më shumë krenari shqiptare, e cila vjen në një pjesë të rrugës Lydig Ave., e riemëruar disa vite më parë, me një lobimi të angazhuar të shqiptaro-amerikanëve në “Rruga Nëna Terezë – Mother Theresa Street”.( James Vacca një ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të New York-ut, i cili, bashkë me Esad Rizain, udhëheqës i fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane, kanë qenë edhe shtytësit kryesorë të vendosjes së emrit Nëna Tereze, kësaj rruge).

Dhe, përsëri, këtë 28 Nëntor, është një nga liderit e dalluar të komunitetit shqiptar, zoti Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit të Bashkisë së qytetit të New Yorkut, me komunitetin dhe anëtarët e Këshillit të Qytetit, që ka zbukuruar me flamujt shqiptarë një nga arteriet kryesore të qytetit të Bronxit, lagjen Pelham Parkway në Bronx të Nju Jorkut, aty ku më së shumti jetojnë shqiptarët, rrugët : Morris Park Avenue nga White Plains Road në Williamsbridge Road, në Pelham Parkway, dhe në rrugën 187th.

Më shumë se 200 flamuj që në “zemër” mbajnë shqiponjën e zezë me dy koka në një sfond të kuq si gjaku, u vendosën dje të Premten dhe do të qëndrojnë së bashku me flamurin amerikan për disa ditë, duke e ngritur lart krenarinë shqiptare në Ditën e Flamurit – Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë .

“Kjo i jep komunitetit shqiptar një ndjenjë njohjeje dhe krenarie për të parë këta flamuj lart,në rrugët e qytetit të tyre” thotë Mark Gjonaj, duke shtuar se : “Kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë bëhet, në qytetin e Nju Jorkut, ajo është se ne po vazhdojmë të festojmë ditën tonë kombëtare të krenarisë – Ditën e Flamurit : 28 Nëntorin 1912”

Sipas Gjonaj, ka mbi 100,000 shqiptarë në të gjithë qytetin dhe afërsisht 50,000 në Bronx shqiptar që vazhdojnë të festojnë kulturën dhe trashëgiminë shqiptare ka deklaruar nga Gjonaj.

“Edhe, në këtë 108 vjetor të Pavarësisë Shqiptare,janë më se krenar për të vazhduar një traditë që kemi filluar shumë vite para, me dekada, duke festuar e vendosur në rrugët kryesore në Bronx, në shtyllat e ndriçimit, flamujt Shqiptar dhe atë Amerikanë, në festimin e historisë tonë kombëtare, trashëgimisë, kulturës dhe kontributeve të Shqiptaro Amerikanëve në Amerikë”.