Kamarierët e rinj të politikës gati të servirin gjellën e vjetër: Na kanë vjedhur!

Nisma Thurje zyrtarizon garimin në zgjedhjet e 25 prillit, fton qytetarët t’i bashkohen
Nisma Thurje zyrtarizoi, të shtunën, angazhimin e saj për zgjedhjet e 25 prillit përmes një prezantimi virtual të ideve dhe të skuadrës së saj.

Zërat kryesore të Nismës, Gerta Loku, Panajot Sako, Endri Shabani e Rudina Hajdari i bënë thirrje qytetarëve të bashkohen me ta për të luftuar klasën e vjetër politike, që prej 30 vitesh ka vjedhur dhe varfëruar qytetarët.

Një prej mesazheve kryesore të artikuluara nga të gjithë folësit në prezantim ishte se ‘Shqipëri nuk është vend i varfër, por i vjedhur nga politika’ dhe se ‘shpresa tek çdo shqiptar është diçka që politika nuk mund ta vjedhë’.