arrestohet ekzekutori dhe dy persona të tjerë. Zbrazi plot 1 karikato ndaj Ridvan Hysenit

Policia e Shkodrës bëri me dje pasditen e sotme se ishin identifikuar autorët e vrasjes së Ridvan Hysenit të ndodhur paraditen e kësaj të shtune, në fshatin Mushan. Ndryshe nga çfarë u aludua fillimisht se kishim të bënim me një ekzekutim për gjakëmarrje, policia njoftoi se ngjarja kishte ndodhur për motive të dobta. Ridvan Hyseni u vra pasi ndërhyri për të sqaruar një konflikt ku ishte përfshirë djali i tij.

Autori i dyshuar i vrasjes së 45 vjeçarit në Shkodër është shtetasi Duel Mehmedaj, i cili u konfliktua përpara vrasjes me djalin e viktimës. Në makinë me të ka qenë edhe vëllai i tij, Hydajet Mehmedaj.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar deri tani tre persona, mes tyre një nga vëllezërit, si dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë që mendohet se kanë lidhje me ngjarjen, dhe akuzohen për moskallëzim krimi.

Nga disa të shtëna armësh (në vendngjarje u gjetën 30 gëzhjoja automatiku, plot 1 karikator ak-47), mbeti i vrarë 46-vjeçari Ridvan Ramazani. Policia tha se arriti të zbardhë ngjarjen dhe të identifikojë autorët e dyshuar. Bëhet fjalë për Vëllezërit Duel dhe Hydajet Mehmedaj raporton faxnews.al