Profecia e Zhan Monet për arkitekturën e Europës

Nga Ian Buruma, 12/06/2012

Idetë madhështore, nga pamja e jashtme duken si objekte tё bukura por nga brenda posedojnë një bombё me sahat, e cila mund tё shpërthejë nga minuti nё minutё. Ideali i një Evrope të bashkuar, ndonëse i projektuar për të mos shpërthyer, ka shunё gjasa tё shpërbehet. Për të kuptuar pse duhet rishqyrtuar origjina intelektuale e Bashkimit Evropian. Një nga arkitektët kryesorë të BE-së, Zhan Monnet, një diplomat dhe ekonomist francez, kaloi periudhën më tё madhe tё Luftës së Dytë Botërore në Uashington, DC, nё rolin e negociatorit për aleatët evropianë. Pas humbjes së Gjermanisë, ai ishte i bindur se vetëm një Evropë e bashkuar mund të parandalojë një tjetër luftë shkatërrimtare në Perëndim. “Nuk do të ketë paqe në Evropë”, shkroi ai në biografinë e tij, për aq kohё sa “shtetet tё riformohen në bazë të sovranitetit kombëtar”. Pothuajse të gjithë qytetaret në kontinentin evropian, tё rraskapitur nga lufta dhe tё përballur rёndё me institucionet e shkatërruara të kombeve të tyre, ranë dakord. Vetëm fitimtarёt britanikё, me institucionet e tyre të vjetra, e më pak të prekura, shprehёn njё skepticizëm, jo aq shumë për bashkimin kontinental sesa për pjesëmarrjen e tyre në projektin ambicioz tё Evropës. Dihet se ideali i një Evrope të bashkuar është shumë më i vjetër se skema e Monnet. Ndonëse, jo aq i vjetër sa Roma e lashtë, por i ka rrënjët nё tё njëjtin shekull (shekullin e X) tё Perandorisë se Shenjtё Romake. Që atëherë, ideali i një Evrope tё Bashkuar ka kaluar përmes ndryshime të shumta, por dy çështje kanё mbetur konstante. Një nga idealet ishte ai i një Krishterimi të bashkuar, me Evropën në qendër të saj. Duka e Sully-it (1559-1641) konceptoi idenë e një Republike të Krishterë Evropiane, turqit mund të bashkoheshin me ta vetëm nëse ata konvertoheshin nё tё Krishterё. Ideali tjetër ishte paqja e përjetshme. Në vitin 1713, një tjetër katolik francez, Charles-Irénée Castel, Abbé de Saint-Pierre, publikoi “Projektin e tij për Paqen Konstante dhe Afatgjatё “në Evropë. Sipas këtij projekti, Evropa e bashkuar do tё kishte: një Senat Evropian, një ushtri evropiane dhe shtetet më të mëdha anëtare do të kishin tё drejta të barabarta votash. Nё fakt, ideali i paqes së përjetshme dhe të unitetit të krishterë ishin identike me ato të dijetarёve të hershёm pan-evropian. Bashkimi paqësor ishte një nocion fetar, një utopi e krishterë, e cila nuk kishte për qëllim të izolohej vetëm në kontinentin evropian, por ishte si vetё krishterimi, një aspiratë universale. Kufijtë kombëtarë duhet të shfuqizoheshin nën mbretërinë tokësore tё Perëndisë. Pas periudhës se Iluminizmit, racionalistët miratuan universalizmin fetar. Burri i shtetit i shekullit XIX, francezi Alphonse de Lamartine shkroi një rapsodi të unitetit evropian përgjatë vijave racionaliste, me titull “Marseliezë e Paqes”: “Në drejtimin e iluminizmit, bota ngrihet për bashkim / Unë jam miku i tё gjithë atyre qё e mbështesin këtë ide / E Vërteta është vendi im”. Siç veproi edhe ministri i jashtëm i Francës në vitin revolucionar të 1848, Lamartine botoi Manifestin e tij për Evropën, duke nxitur jo vetëm bashkimin evropian por edhe atë tё tёrё njerëzimit. Idealet Evropiane kanё ngjashmëri tё madhe me idealet nё pjesë të tjera të botës. Sundimtarët kinezё, deri ne ditët e sotme, janë tё obsesionuar pas kontrollit qendror, bashkimit kontinental dhe harmonisë sociale; kjo është një shoqëri pa konflikte politike. Ideja se përplasja e interesave njerëzore mund tё sjelli konflikte, nuk është lehtësisht e pranueshme. Ideja e një revolucionit të përhershëm e Maos ishte një devijim (lajthitje) në historinë e mendimit politik kinez. Nuk është e vështirë të imagjinohet pse nocioni i një bote pa kufij e nё paqe, në të cilin ndarjet politike dhe konfliktet tё kapërcehen ishte thellësisht tërheqëse pas Luftës së Dytë Botërore. Shumë fajësuan nacionalizmit, si mallkimi absolut, i cili pothuajse e shkatërroi Evropën. Një botë pa grindje politike, dukej si një recetë për lumturinë e përjetshme. Monnet ishte një teknokrat i lindur, i cili urrente konfliktin politik dhe thuajse ktheu bashkimin nё një idhull (Më 1940, kur Hitleri dukej i paepur, Monnet i sugjeroi Winston Churchill se Franca dhe Britania mund të krijonin një shtet tё vetëm). Ashtu si të gjithë teknokratёt, Monnet ishte një projektues i lindur. Edhe nё këtë aspekt, ai ishte një njeri i kohës së tij. Shumë njerëz qё para luftës besonin se ekonomitë dhe shoqëritë duhet të planifikoheshin sa më shpejt të ishte e mundur. Ideali i ri i Franklin Roosevelt, ishte shteti fashist. Dhe kështu, Kina ende sundohet nga inxhinierët dhe teknokratё tё pafytyrë. Ideali i post-1945, i një Evrope të bashkuar ishte një prototip i projektuar, një Utopi teknokratike. Dhe, sigurisht për Monnent dhe themeluesit e tjerë të Evropës së pasluftës, ishte një ideal krejtësisht dashamires, një ideal fisnik. Megjithatë, problemi me teknokratët është se ata kanë tendencë të jenë tё pavëmendshëm ndaj pasojave politike qё mund tё sjellin planet e tyre. Ata vazhdojnë me planet e tyre sikur politika tё mos ekzistonte ose tё mos kishte asnjë rëndësi. Christine Lagarde, Drejtoresha e Menaxhimit tё Fondit Monetar Ndërkombëtar, i përket një rasti tё tillë. Deklarata e saj e fundit, thotë se ajo nuk ndjen simpati ose dhimbje për grekët që vuajnë, sepse ata duhet të kishin paguar taksat e tyre; ajo është kritikuar gjerësisht për të qenë jo vetëm e pandjeshme, por edhe hipokrite (si diplomate, ajo nuk paguan asnjë taksë vete). Në fakt, ky reagim është njё ndjenjë tipike e një teknokrati, tё cilës i mungon ndjenja dhe arsyetimi politik. Asketizmi i masakruar ekonomik, imponuar nga burokratët e pazgjedhur në Bruksel dhe Uashington, nuk është vetëm një fatkёqësi shoqërore, por përbën një kërcënim të madh për demokracinë. Kur njerëzit humbasin besimin në institucionet demokratike, tё cilat kanё për detyrё t’i mbrojnë, atëherë ata mund të arrijnë deri nё ekstremizëm. Kështu qё, vetëm një mrekulli mund ta ndaloje bombën me sahat qё ndodhet brenda idealeve tё bukura tё pas luftës Evropiane, e cila tashmё është gati tё shpërthejë. Kufijtë e utopizmit teknokratike janë arritur tashmё. Bashkim fiskal që është një unitet më i imponuar, mund të jetë përgjigja e duhur për krizën aktuale financiare, por kjo është një përgjigje teknokratike, e cila s’do të bëjë asgjë për ta bërë Evropën më demokratike dhe ka shumë gjasa të provokojë një reagim të ashpër ekstremist. Teknokracia, duket se po funksionon dhe mund tё vazhdojё tё jetё ne funksion për aq kohë sa shumica e njerëzve mendojnë se po përfitojnë nga ana materiale , siç ndodhi në Evropë për gati 50 vjet, dhe vazhdon ende tё ndodhe ne Kinë. Por legjitimiteti i tij do pësoi çarje nё momentin qё kriza do tё shpërthejё. Evropa është duke i përjetuar sot këto pasoja. Kush e di se çfarë mund ti ndodhë Kinës nesër.