

Policia Federale gjermane mbështet Forcat Speciale të RENEA-s me pajisje shërbimi me vlerë 30.000 euro.
Lajmi u bë i ditur nga Ambasada gjermane Tiranë, e cila njofton se Policia Federale Gjermane i dorëzoi njësisë speciale RENEA dhe grupit të gatshëm të policisë (njësia Tiranë) 200 palë këpucë shërbimi me vlerë 30.000 euro.
“Këpucët e shërbimit janë në përputhje me standardet europiane të sigurisë në punë dhe zëvendësojnë pajisjet personale të konsumuara të oficerëve dhe oficereve. Ndihma në pajisje u prit me mirënjohje nga komandantët e njësive”, thuhet në njoftimin e Ambasadës gjermane.
more recommended stories
loading...
Nis barometri politik, çdo të enjte në Euronews Albania me standardin ndërkombëtar të MRB
Monika Kryemadhi: Rama na ka frikë, ja çfarë po tenton të bëjë
Grida Duma: Frymë pozitive, brenda pak ditëve kemi marrëveshjen e koalicionit
TIRANË| Aksident me 3 të plagosur, dy të mitur përfundojnë me urgjencë në spital