“Në kulmin e krizës shëndetësore, Rama merr një charter me çmim deri 200 mijë euro për të bërë një video”

Lulzim Basha: Nuk ka asnjë përdorim elektoral. Unë kam njerëz që kanë ndërruar jetë në spitale, të afërm farefis. Ka gjithsecili prej nesh këtu, secili njeh njerëz. Uroj sa më pak fatkeqësi afër jush. Jemi në kulmin e krizës. Nuk ka kohë këtu dhe nuk është koha për të bërë politikë elektorale. Zgjedhjet janë më 25 prill. Ditë për ditë kemi dhjetëra të vdekur. Kemi arritur vetëm javën e kaluar shifrën e shpallur zyrtare të pothuajse 100 vdekjeve, pothuajse 5000 infektimeve. Me këto nuk bëhet politikë. Këto kërkojnë zgjidhje. Dhe përballë ke një qeveri pa plan, pa zgjidhje, pa ide, pa masa. Ke një kryeministër që dhe në atë dalje që s’po nxorrët aty nuk e hodhi kurrë poshtë faktin e denoncuar nga mjekët, të cilit unë i dhashë zë, që është qeveria jo mjekët që kanë manipuluar shifrat. Manipulimi i këtyre shifrave ka pasoja shumë të rënda për shëndetin e këtyre njerëzve. Pasoja e parë dhe e dukshme e kuptueshme nga çdo kush është kur t’i përpiqesh ta dedramatizosh situatën në mënyrë artificiale. Pra kur realisht vetëm në spitalet COVID ke pothuajse dyfishin e vdekjeve që ti ke treguar zyrtarisht, të certifikuara nga mjekët se mjekët e kanë shënuar aty shkaku fillestar COVID. Përderisa shkaku fillestar është COVID, sipas protokollit të OBSH-së vdekja është COVID se Covid-i në vetvete nuk është, domethënë COVID-i të shkakton diçka, o zemrën, o veshkat, o trompozë, o mushkëritë. Pra mos të futemi në pjesën teknike, në momentin që shkaku fillestar është COVID, OBSH- ja thotë do ta regjistrosh si COVID. Pra fakti që ti ke ulur pothuajse përgjysëm numrin e vdekjeve në spitale ndërkohë mos harrojmë, ke shumë të tjerë që kanë ndërruar jetë jashtë spitaleve, ti pavarësisht prej propagandës faktikisht po ul dimensionin kritik të krizës dhe kjo është shumë e dëmshme sepse ne duhet të bëjmë të kundërtën. Pa u bërë lugat, e duke i ndenjur 24 orë në telefon njerëzve siç bëri në fillim fare ku kishim 1/10 , 1/20 , 1/40 e infeksioneve të sotme nuk shkulej nga telefoni, nuk shkulej nga televizori. Ndërsa sot është zhdukur. Sot është zhdukur. Thotë ekspertët, ekspertë tani që situate I ka dalë jashtë kontrollit. Tani që pandeminë e ka jashtë kontrollit, tani Edi Rama nuk duket dhe po përpiqet të fusë në kundërshti midis opozitës që po tregon faktet dhe po jep po kështu dhe zgjidhjet dhe mjekëve që janë heronjtë, janë heronjtë e kësaj krize. Prandaj po mundohet t’i keqpërdor. E vërteta e parë është kjo, që fshehja e tyre është e dëmshme dhe sot që flasim për shëndetin publik. Sepse kur thua 2 ose 3 apo 10 apo 15 dhe janë 30, 40 atëherë t’i jep një përshtypje të rremë për përmasën e krizës. E dyta që bën. Qeveria ka përgjegjësi të caktuara në një krizë të tillë. Në qoftë se situate është me kaq sa thotë qeveria atëherë dhe testimet dhe spitalet janë në rregull. Po jemi në rregull nuk duhet të shqetësohemi. Por nëse situate po fshihet dhe numri i vdekjeve siç doli është më i lartë vetëm nëpër spitale plus atyre që janë ndarë nga jeta nëpër shtëpi dhe numri i testimeve është shumë më i ulët seç duhet të ishte, ky është momenti që qeveria duhet të bëje 2 gjëra ose duhet të ndryshojë rrënjësisht përqasjen e deritanishme dhe të adoptojë një plan e të fillojë ta zbatojë e të veprojë, që kam dit për dit që ia kërkoj që nga Marsi. Që nga Marsi, jeni dëshmitarë. Dhe më 29 Shtator ia kam paraqitur përsëri të azhornuar ose duhet të dalë dhe ti kërkojë falje shqiptarëve dhe të shkojë në shpi dhe të thotë, unë nuk përballem dot me këtë. S’po bën as njërën as tjetrën. Edhe shqiptarët po i lë të sëmuren, spitalet po i lë të kolapsojnë, ambulancat mbajnë radhën aty me orë të tëra siç e raportojnë gazetarët sepse nuk kanë vende për ti shtruar sepse nuk është shtrim në hotel ai, spitali duhet të ketë oksigjenin, duhet të ketë mjekun, duhet të ketë infermierin sepse është trajtim intensiv. Familjet harxhojnë kursimet e jetës për të kuruar 1 po kur kanë 2 apo 3 pacientë të cilët kanë nevojë për paketën e plotë të ilaçeve ju shkon deri në 3 mije e 4 mijë euro. Sa të ardhurat vjetore mesatare të një familjeje, pra e ka situatën jashtë kontrollit dhe s’ka asnjë plan asnjë masë dhe a ka shembull më të mirë për këtë se sa jo që ndodhi pardje, doli para dy ditësh në një komunikatë si kjo dhe tha… apo në një deklaratë për shtyp dhe tha shkollat nuk konsiderohen vatra të nxehta infeksioni, 24 orë më vonë del ministrja e shëndetësisë dhe njofton mbylljen e pjesshme të shkollave. Çfarë tregon kjo? Kjo tregon që ky njeri s’ka plan se ka idenë se çfarë bëhet se ka idenë, e ka situatën totalisht jashtë kontrollit dhe në kulmin e situatës jashtë kontrollit çfarë bën? Merr një çarter që mund të kushtoj diku midis 60 dhe 200 mijë euro dhe niset për në Abu Dhabi. Pse? Nuk bëhej dot ajo firmë online siç firmosi me Vuçiç, nuk e çonte dot një zyrtar të thjeshtë për të firmosur. Pse? Vetëm për reklamë. Imagjino se sa pajisje mund të ishin blerë me 200 mijë euro sa oksigjen mund të ishte siguruar.