

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se vendi është në recension, por rënia ekonomike ka rezultuar më e ulët sesa ka parashikuar BSH dhe FMN-ja. Në një intervistë për emisionin Top Talk në Top Channel, Sejko tha se edhe pse me dy goditjeve të rënda siç janë tërmeti 26 nëntorit dhe pandemia, “ekonomia shqiptare mbahet në këmbë. Prisnim në rënie me 7-8% por mund të themi se kjo shifër që do të jetë 5-6%”. Sipas Sejkos, në vitin 2021 pritet një rritje e rëndësishme e ekonomisë, duke marrë parasysh të dhënave që vijnë për vaksinën.
“Nëse përfundon pandemia, ekonomia ringrihet. Kështu ndodh pas çdo krize. Ka elementë pozitivë; inflacioni i pa tronditur, kursi këmbimit stabël, tregjet e qeta. Sektori bankar i shëndetshëm, që ndikojnë në situatën e përgjithshme”, tha Guvernatori i BSH.
Sipas tij, turizmi është një nga sektorët nga më të goditur të ekonomisë gjatë pandemisë, por shtoi ai lajmet për vaksinën i kanë dhënë një optimizëm të gjithë tregjeve botërore dhe shpresohet për mirë. Sejko shtoi se buxheti këtë vit edhe pse vit i rëndë, ka një tepricë prej 35 miliardë lekësh.
more recommended stories
Tiranë| Grabitet një farmaci përmes një pistolete lodër, merret xhiroja ditore
Lëkundje tërmeti të lehta regjistrohen në Shqipëri
AKSIDENT| Fushë- Krujë, humb jetën 46-vjeçari, plagosen rëndë dy gra. Në pranga dy persona
DURRËS| Tërmeti dhe pandemia/ Mbyllen 1200 biznese! 35 mijë persona dolën pa punë