FOTO SKANDAL| Punon një punonjëse, ja shihni sa vetë e fotografojnë për llogari të Bashkisë Tiranë

Prej kohësh në rrjetet sociale publikohen foto ku tregohet se si çdo punëtor në Tiranë ndiqet nga pas prej ekipeve të fotografëve dhe kameramanëve.

Por kjo foto e publikuar sot nga faqet online i thyen të gjitha pritshmëritë mbi propagandën.

Ajo tregon një punonjëse të bashkisë së Tiranës në lulishten përpara Galerisë Kombëtare.

Ata që e fotografojnë janë një ‘ushtri’. “35 vetë për të vënë një ‘lule’. 35 vetë që paguhen nga taksat e qytetarëve të Tiranës dhe për çfarë? Për propagandë komunistësh,” shkruan faqja Brryli Broadway