EMRI| Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet vlonjati


Policia e Vlorës ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Në pranga u vendos Gerti Kalaj, 30 vjeç, banues në Orikum. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Messinas, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë