“Të bëhet Vettingut për deputetët, politika të pastrohet nga ata që kanë bërë miliarda”

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, drejtori i informacionit në RTV Ora, Brahim Shima u shpreh se më të rrezikshëm sot janë ata politikanë që janë bërë miliarderë, kanë bërë para me thasë e po vendosin për fatet e shqiptarëve.

Brahim Shima: Të bëhet Vettingut për deputetët. Pas 30 vitesh hapja e dosjeve temë e kaluar. Më të rrezikshëm sot janë ata politikanë që janë bërë miliarderë, kanë bërë para me thasë e po vendosin për fatet e shqiptarëve. Politika duhet të pastrohet nga ata që kanë bërë shumë miliarda. Kandidatët që bëhen deputet shpenzojnë të paktën 70 mijë euro.