FOTO | Mesazhet e klubeve europiane për ndarjen nga jeta të Maradonës

Klubet elitare europiane kanë reaguar pas ndarjes nga jeta të legjendës argjentinase, Diego Armando Maradona.

Klubi i Barcelonës ka publikuar një foto të Maradonës, kur mbante veshyar dhe luante për fanelën e skuadrës katalanase.
“Faleminderit për gjithçka, Diego”, shkruhet krahas fotos.

Manchester United gjithashtu ka shprehur ngushëllimet për humbjen e një prej futbollistëve më të mëdhenj në histori.

“Futbolli ka humbur një nga ikonat e tij më të mëdha. Pusho në paqe, Diego Maradona.”

Nga ana tjetër, skuadra e Napolit shkruan: “Të gjithë presin fjalët tona. Por cilat fjalë mund të përshkruajnë dhimbjen që po përjetojmë?”

“Një gjeni i artit të tij. Një mjeshtër i lojës. Një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave. Pusho në paqe, Diego Maradona”, shkruhet në mesazhin e shpërndarë nga klubi i Chelsea.