E PLOTË| Basha me gazetarët në Shkodër iu përgjigjet pyetjeve për zgjedhjet, fushatën dhe kandidatët e opozitës

KONFERENCA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA ME GAZETARËT

Voltana Ademi: Përshëndetje të gjithëve! Ju falenderoj të gjithëve që jeni të pranishëm sot në Shkodër, median. Faleminderit kryetar! Sot ne jemi në Shkodër për të diskutuar për hallet e Shkodrës. Kemi pasur një takim shumë të rendësishëm me biznesin, por diskutuam edhe çështje që lidhen me situatën që kalojmë në pandemi, kushtet e familjeve tona në ndihmë dhe në nevojë ekonomike, kushtet e vështira të biznesit por njëkohësisht edhe sfidën që kemi përpara për ta kaluar pandeminë ,në pamundësinë dhe në mungesën totalisht të një mbështetje që do të ishte e duhur por nuk ekziston nga ana e qeverisë. Shkodra sigurisht vuan prej disa vitesh problematikën që lidhet me investimet që kanë munguar dhe unë përsëri insistova dhe informova kryetarin, por bëj me dije dhe publikisht atë që unë kam thënë disa herë që në Shkodër mungojnë investimet dhe kanë munguar investimet për shkollat, çerdhet, kopshtet, rrugët, infrastrukturën rrugore në qytet dhe nëpër fshatra, ujësjellsat, për shërbimet publike. Dhe kjo në fakt është bërë me dije çdo vit, por tashmë bëhet edhe më e rëndë në kushtet në të cilat ne kalojmë. E pavarësisht kësaj bashkia Shkodër përpiqet që të mbështesë atë më ato mundësi që ka, familjet në nevojë, biznesin dhe të ndërtojë vendin e vet duke bërë të mundur që të japë një shembull të mirë të vetë qeverisjes vendore. Unë e falenderoj kryetarin për mbështetjen. Faleminderit që jeni sot këtu në Shkodër dhe që keni mundësinë të ndani edhe opinionin por edhe njëkohësisht mendimin tuaj lidhur me atë çfarë ju keni lexuar dhe diskutuar sot në Shkodër

Lulzim Basha: Faleminderit zonja Kryetare. Një përshëndetje përzemërt përmes medias në Shkodër gjithë qytetarëve dhe qytetareve të Shkodrës është kënaqësi e jashtëzakonshme të ndodhem përsëri në qytetin tuaj të mrekullueshëm në një ditë kaq të bukur por jam shumë i trishtuar nga një realitet që e gjej sa herë që vijë edhe më të rënduar. Edhe në situatën e pandemisë qeveria e ka braktisur Shkodrën dhe shkodranët. Dje kemi patur regjistrimin e numrit rekord të vdekjeve që kur ka nisur pandemia. Shifrat e vërteta janë edhe më të këqija. Shifrat që fshihen nga Rama janë edhe më të këqija . Në këtë situatë do të duhej të merreshin të gjitha masat për, të parrikthyeshnme që është shëndeti dhe kujdesi i shqiptarëve. Në fakt ka vetëm fjalë dhe asnjë veprim. Kostoja e jetesës është rritur, çmimet janë rritur, papunësia është shtuar, varfëria është shtuar, pamundësia e familjeve shkodrane dhe e biznesit shkodran për të përballuar krizën është evidente siç e dëgjova drejtëpërdrejt edhe nga përfaqësuesi t e biznesit të Shkodrës, siç mu bë me dije edhe nga të dhënat e rritjes së papunësisë dhe varfërisë nga kryetarja e bashkisë dhe stafit të saj gjatë takimit që pata në bashki. Kësaj situate i jepet përgjigje me veprime të vendosura. Duhen vendime të vendosura për t’ju ardhur ne ndihmë familjeve që kanë humbur vendin e punës të kryefamiljarit, që nuk kanë asnjë të ardhur, duhen veprime të vendosura për ti ardhur në ndihmë biznesit, sipërmarrjes, të vetëpunësuarve, biznesit të madh, në mënyrë që mos të vazhdojë nxjerrja nga puna e të punësuarve për shkak të pamundësisë së sipërmarrjes për ti mbajtur ata në kushtet kur nuk kanë asnjë fitim. Duhet ndihmë e menjëhershme ndaj çdo sektori, duhet ndihmë e menjëhershme ndaj sektorit të shëndetësisë në veçanti sepse këtu në Shkodër numri i infektimeve të raportuara është shumë i lartë dhe përballja në vijën e parë të frontit që janë mjekët e familjes dhe spitali i Shkodrës po bëhen vetëm, ndërtuar mbi sakrificën e mjekëve. Nuk ka asnjë mbështetje nga shteti.

Këto janë mesazhet kryesore që dua të jap sot nga Shkodra. Kjo gjendje kolapsi është përgjegjësi e keqmenaxhimit të krizës. Megjithatë kam dhe një mesazh tjetër. Nuk ka pse të jetë kështu dhe nuk do të jetë kështu. Ne do të ndërtojmë një qeveri funksionale në shërbim të qytetarëve dhe do ta shërojmë Shqipërinë nga këto plagë të cilat kanë mbi 7 vite të krizës ekonomike, të krizës së gjithëanëshme dhe natyrisht edhe të kolapsit të shëndetësisë dhe do të rikthejmë një shpresë të re për të gjithë familjet Shkodrane për Shkodrën dhe për mbarë Shqipërinë.

Pyetje: A po injorohet zëri i Opozitës,disa herë ju kanë sulmuar kryeministri dhe përfaqësues të qeverisë për propozimet tuaja, ju kanë akuzuar se po përhapni propagandën me armikun më të rrezikshëm në këtë periudhë?

Lulzim Basha: Në qoftë se të kërkosh që paratë të mos shkojnë për inceneratorët dhe korrupsionin qeveritar por të shkojnë për shëndetësinë për mjekët për infermierët për spitalet të shkojnë për familjet që kanë humbur të ardhurat, të shkojnë për të papunët që kanë humbur vendin e punës, të shkojnë për të mbështetur biznesin. Në qoftë se kjo nuk i pëlqen kryeministrit ky është problem i tij dhe vetëm i tij. Ndërsa këto që ne kemi potencuar si Opozitë, si Parti Demoklratike janë problemet e shqiptarëve. Në asnjë minutë nuk jam këtu dhe nuk është roli im ti bëj qefin Edi Ramës, por bëj gjithçka për të ndihmuar vendin dhe qytetarët në këtë ditë të vështirë. Dhe jam i bindur se propozimet tona, planet tona kanë gjetur dhe gjejnë mbështetje mbarëpopullore, jo vetëm dhe thjeshtë tek mbështetësit e Opozitës por dhe ke socialistët që ndihen po kaq të braktisur po kaq të lënë pas dore të lënë në mëshirë të fatit. Jemi vendi me ndihmën ekonomike më të ulët në rajon, jemi vendi me cmimet më të larta të energjisë, të naftës me paketën më të papërballueshme të medikamentëve për të sëmurët me covid, me shëndetësinë më në kolaps. Kjo kërkon veprim, kërkon zgjidhje, ne kemi ofruar zgjidhje, ne kemi dhënë propozime, të cilat ndihmojnë në jetësimin e këtyre zgjidhjeve dhe përgjigja e mjerueshme e Kryemnistri , tregon se ai nuk ka asnjë plan, asnjë masë për ti’u ardhur në ndihmë njerëzve dhe mundohet më kot ta mbulojë këtë duke sulmuar Opozitën e cila ka vazhduar të bëjë misionin e saj edhe duke denoncuar faktet tronditëse dhe keqmenaxhimin e krizës, por mbi të gjitha duke ofruar zgjidhje të cilën do të vazhdojmë ta bëjmë deri në ditën kur qeveria e Shqipërisë ti rikthehet qytetarëve, ku Shkodranët e mbarë shqiptarët të kenë një qeveri funksionale që punon për njerëzit dhe jo për një grusht klientësh të kryeministrit.

Pyetje: Mund të mos duket momenti, por a ndikon kjo situatë për tu penalizuar politikisht si forcat politike përsa I përket fushatës elektorale që do të afrojë, por edhe prezantimit programeve të tjera elektorale ? Sa është gati Shqipëria të ketë zgjedhje në 25 prill, në kohë përkeqësim të situatës nga pandemia?

Lulzim Basha: Unë besoj që Shkodra është gati të ketë zgjedhje këtë të dielë. Unë besoj që Shqipëria mezi po e pret ndryshimin, por siç e the dhe vetë kjo nuk është tema sot. Tema sot është që gjithsecili duhet të bëje detyrën e vet. Ne si qytetarë, në veçanti ne që jemi brezi më i ri duhet të marim çdo masë për të mbrojtur veten tonë, për të mbrojtur të afërmit tonë dhe në fakt me protokoll duhet të të kisha dhënë një maskë meqë nuk ke maskë me vete po , përveçse nëqoftëse je imun, megjithatë duhet të marim çdo masë për të mbrojtur njerëzit, për të mbrojtur në veçanti moshën e tretë. Kjo është detyrë në çdo rrethanë, është një detyrë e dyfishtë kur ata që e kanë përgjegjësinë për të ndihmuar njerëzit, qeveria nuk po e bënë këtë. Duhet të kujdesemi për veten tonë, duhet të kujdesemi për moshën e tretë në veçanti. Dhe së dyti duhet të bëjmë gjithçka, gjithçka që qytetarëve të cilët kanë nevojë për ndihmë dita për ti ndihmuar të vijë një orë e më parë dhe dua tju them se me një qeveri e cila është në shërbim të njerëzve, me një qeveri që do rikthejë shpresën për vendi ne do ndihmojmë çdo familje shqiptare, do ndihmojmë sipërmarrjen shqipëtare do ndihmojmë ekonomin shqipëtare.

Pyetje: Zoti Basha kush do të jetë drejtuesi politik..

Lulzim Basha: Më lejoni të mbetëm në fokusin e temës.

Pyetje: A do ta riktheni zonjën Voltana në parlamentin shqiptar?

Lulzim Basha: Më lejoni të mbetem në fokusin e temës për të cilën kam ardhur dhe ju siguroj që do kemi mundësi të tjera për konferencë shtypi për të gjitha temat që ju interesojnë. Patjetër dhe unë po ju them më lejoni të mbetem në këtë temë që është më e rëndësishme për të gjithë qytetarët dhe ju premtoj që do të jem përsëri në Shkodër për tju dhënë mundësi konferencë për shtyp të pyesni për të gjitha temat që ju interesojnë.

Pyetje: Presidenti Meta dje ka kthyer dje ligjin për ndryshimin në polici por dhe komisioni i ligjeve po ashtu ka shtyrë ligjin për rolin e prokurorisë për krimet zgjedhore dy pika që ju keni rënë darkort në marrëveshjen e 5 Qershorit. Keni ndonjë opinion?

Lulzim Basha: Shiko kriza në vend është shumë e thëllë. Kriza politike dhe kriza institucionale demostrohet ditë pas dite me këto shëmbuj që dhatë ju. Por sot edhe njëher lus për mirëkuptimin tuaj që gjithë fokusi dhe vëmendjen ta mbajmë në këtë aspekt i krizës. Sepse shëndeti dhe jeta janë pa çmim dhe janë të parikthyeshme. Ndaj edhe gjithë fokusi ynë është këtu, tek shëndeti, tek jeta dhe tek ekonomia shqiptare.

Pyetje: Edhe diçka të fundit meqë insistoni të qëndrojmë tek pandemia, a është i gatshëm zoti Basha të ulet në një tryezë me kryeministrin Rama, me ekspertët më të mirë të të gjitha forcave politike pse jo por edhe ato apolitikë dhe për të patur një strategji të re për pandeminë, pra duke lënë pas qoftë konfliktualitetitin politik qoftë ndoshta edhe ato mos marrëveshje të deritanishme?

Lulzim Basha: Për asnjë ditë të vetme, Partia Demokratike dhe unë nuk kemi bërë politikë me pamdeminë. Jemi të parët që kemi propozuar planin dhe i kemi kërkuar qeverisë të marri masa për të ndihmuar njerëzit. Pra është fare e qartë se ata që e kanë përgjegjësinë për të ndihmuar njerëzit nuk po e bëjnë këtë dhe po bëjnë gjithçka për ta hequr vëmendjen nga pandemia, kryesisht sulme ndaj opozitës, sulme ndaj PD, sulme ndaj meje, sulme ndaj jush, sulme ndaj mjekëve ndërsa ne po sillemi akoma pa ardhur 25 prilli, me përgjegjësitë e qeverisjes. Këtë nuk e bëjmë për vota, këtë e bëjmë sepse jemi ne. Unë kurrë politikën nuk e kam parë si qëllim në vetvete por si instrument për ti shërbyer njerëzve dhe unë mendoj që edhe në opozitë mund ti shërbejmë njerëzve duke dhënë propozime, duke ofruar zgjidhje qe do të ndihmojnë në tejkalimin e kësaj situate . Po të na kishin dëgjuar, po të na kishin dëgjuar, po ti kishin vënë veshin propozimeve tona të jeni të sigurtë që edhe gjendja e infeksioneve nuk do ishte kjo që është, po të kishin bërë testime në nivel, infeksioni nuk do ishte përhapur kaq shumë dhe për rrjedhojë edhe numri i të sëmurëve që shkojnë në spitale dhe numri i fataliteteve, i atyre që fatkeqëshishte humbin jetën nuk do të ishte kaq i lartë. Gjendja nuk përballet duke u fshehur pas gishtit, kush fshihet pas gishtit? Vetëm fëmijët e vegjël fare mbyllin sytë dhe thonë nuk ekzistonë ajo që kanë përballë. Si mund të fshihesh duke fshehur shifrat e infeksioneve, duke mbajtur testimet e ulëta dhe pastaj duke bërë politikë me vdekjen duke fshehur shifrat e vdekjes, kur të gjithë e dimë që numri i atyre që humbin jetën fatkeqësishtë nga pandemia brenda spitaleve kovid por edhe jashtë spitaleve kovid është shumë më I madh, pra ne duhet të përballemi me të vërtetën, sepse vetëm kështu mund të marrim masa që e vërteta mos të bëhet edhe më e dhimbshme nesër dhe kjo është thirrja kryesore që kam gjithë këto ditë, të shkunden nga propoganda , të shkulen nga instagrami dhe facebook-u dhe të bëjnë punën se kanë 120 ditë kryeministri që nuk është në punë dhe kjo nuk është një e dhënë që e nxorëm ne, e nxori media, 120 ditë në kohën e pandemisë nuk është në punë, 6 muaj I harxhoji, 6 muaj kur duhet të ishin përgatitur spitalet rajonale. Spitali I Shkodrës duhet të kishte një pavion modern anti-kovid gjatë këtyre 6 muajve, duhet të ishin trajnuar mjekët, duheshin trajnuar infermjerët, duhej anulluar çdo shpenzzim tjetër dhe paratë duhet të shkonin për shëndesinë, për të ndihmuar sipërmarrjen, për të dhenë atë pagë minimale për ata që kanë humbur vendet e punës. Kjo është puna e qeverisë.
Ne kemi qënë në detyrën tonë dhe po ju them dhe njëherë kemi vepruar me përgjegjësi shumë të lartë jo thjeshtë duke qëndruar në krah të qytetarëve dhe duke treguar faktet por duke dhënë edhe rrugët e zgjidhjes. Në qoftë se këto do të ishin ndjekur, po të na I kishte vënë veshin nuk do të ishim në këtë gjëndje. Pyeja që shtroj sot është edhe sa njerëz duhet të vdesin? Edhe sa njerëz duhet të sëmuren? Edhe sa njerëz duhet të shtyhen në kufijtë e mjerimit? Edhe sa duhet të rritet kostoja e jetës përpara se kryeministri të bëjë detyrën për të cilën është aty edhe për pak muaj..
Pyetje: Në momentin që do të vijë vaksina, siç kryeministri Rama tha, kurdo që të vijë ajo në Shqipëri do të jeni I gatshëm për ta bërë vaksinën?

Lulzim Basha: Shiko pyetja është ndryshe. Pyetja është pse Shqipëria ndryshe nga çdo vend tjetër nuk ka marrë masa reale për marrjen e vaksinës.
Pyetje: Ju jeni I gatshëm për ta bërë vaksinën kurdo që të mbërrijë?

Lulzim Basha: Po padiskutim. Jo vetëm kaq por publikisht do të kërkoj që tëgjithë shqiptarët të vaksinohen por edhe këtu dua tju them që çdo vend tertër ka marrë masa shumë më të përshtatshmë për të siguruar vaksinën sesa Shqipëria. Kemi bërë një rezervim me Covax-in e OBSH-së, ndërkohë që Kosova ka marrë grant dhe borxh nga Banka Botërore për ta blerë drejtpërdrejt, ndërkohë që Maqedonia ka bashkuar forcat me një vend të Bashkimit Europian për ta marrë drejtpërdrejt. Pra Shqipëria edhe në këtë rrafsh, Kryeministri edhe në këtë rrafsh e ka lënë Shqipërinë të fundit në rajon për sigurimin e vaksinës dhe kjo është për mua e papranueshme.
Pyetje: Për ta përmbyllur, do ti bëni apel Znj.Kryemadhi që në dalje të përdorë maskën Nuk po e përdor në daljet publike madje ka thënë që nuk nevojitet kur je në rrugë. Keni një apel ndaj aleatëve tuaj ta përdorin maskën Z.Basha ?

Lulzim Basha: Apeli im është ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe apeli më i mirë është shembulli im personal prej ditë së parë.