Dua Lipa kryeson nominimet Grammy, Basha e uron: Je krenaria jonë!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pasi këngëtarja me origjjinë shqiptare, Dua Lipa mori 6 nominime në Grammy.

Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i PD uroi 25-vjeçaren për suksesin e saj të madh, teksa e konsideroi “diva shqiptare”.

Lulzim Basha shkroi se këngëtarja është krenari e Shqipërisë dhe se të gjithë shqiptarët janë me të.

“Urime divës shqiptare Dua Lipa për 6 nominimet në Grammy, përfshirë Albumin e vitit dhe Këngën e vitit! Je krenaria jonë, gjithë Shqipëria është me ty!”- shkroi Basha.

Dua Lipa për herë të parë ka siguruar 6 nominime në Grammy.

Ajo kryeson nominimet së bashku me dy yjet ndërkombëtarë, Beyonce dhe Taylor Swifft.