

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka marrë pjesë në Web-inarin e OSBE mbi “Adresimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nëpërmjet Ripërdorimit të Pasurive Kriminale të Konfiskuara”.
Gjatë këtij takimi online, Kim është shprehur se qeveria e SHBA qëndron në krah të popullit shqiptar në luftën e tyre kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Po ashtu, sipas postimit të Ambasadës Amerikane në Shqipëri, në Facebook, Kim është shprehur se SHBA do të vazhdojë të punojmë drejtpërdrejtë me shqiptarët, me qeverinë dhe shoqërinë civile, dhe nëpërmjet partnerëve si OSBE, për t’u përballur me krimin dhe për të siguruar “qeverisjen e mirë dhe sundimin e shëndetshëm të ligjit që vendi meriton”.
Postimi
“Qeveria e SHBA qëndron në krah të popullit shqiptar në luftën tuaj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejtpërdrejtë me ju, me qeverinë dhe shoqërinë tuaj civile, dhe nëpërmjet partnerëve të çmuar si OSBE, për t’u përballur me këtë kërcënim kriminal së bashku dhe për të siguruar qeverisjen e mirë dhe sundimin e shëndetshëm të ligjit që vendi meriton”. Ambasadorja Yuri Kim në Seminarin e OSBE-së mbi “Adresimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nëpërmjet Ripërdorimit të Pasurive Kriminale të Konfiskuara”. s.b
more recommended stories
Nis barometri politik, çdo të enjte në Euronews Albania me standardin ndërkombëtar të MRB
Monika Kryemadhi: Rama na ka frikë, ja çfarë po tenton të bëjë
Grida Duma: Frymë pozitive, brenda pak ditëve kemi marrëveshjen e koalicionit
TIRANË| Aksident me 3 të plagosur, dy të mitur përfundojnë me urgjencë në spital