“Ka mjekë matrapazë që kanë referuar chartera për në Turqi e marrin nga 2000 euro” – Dasho

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, mjeku Erion Dasho u shpreh se ka edhe mjekë matrapazë që kanë referuar chartera për në Turqi dhe marrin nga 2000 euro.

Dasho: Mjekët janë heronj, por ka edhe matrapazë, se nga këta mjekë ka nga ata që kanë referuar chartera për në Turqi dhe marrin nga 2000 euro. Ka matrapazë që e kanë marrë remdesivirin nga spitali dhe e kanë shitur.

 Ka nga ata që i kanë dërguar në klinika private dhe testin me 5 euro ua kanë shitur pacientëve me 100 euro.

Kanë kaluar 5 ditë nga denoncimi i Bashës dhe sipas llogarive të mia, ka pasur afërsisht te 40 vdekje në 5 ditë, ndërsa tani ka shkuar në mbi 70 vdekje në 5 ditë. Pra, janë dyfishuar vdekjet e raportuara. Pas denoncimit, po raportohet numri i dyfishuar i vdekjeve.