Gazetari fiton betejën me koronavirusin: Papritmas, gjendesh në një shkretëtirë të frikshme!

Gazetari Artan Hoxha ka fituar betejën me koronavirusin. Në një status në Facebook, ai e ka cilësuar si një përvojë aspak të këndshme.

Teksa ndan eksperiencën e tij, ai shkruan se papritmas gjendesh një shkretëtirë të frikshme, mes teje dhe krijuesit.

“Papritmas, gjendesh në nje shkretëtirë të frikshme, mes teje dhe krijuesit. Aty të vetmit engjej mbrojtes, për dreq nuk jane propaganda cipëplasur e pushtetit, apo politika e ditës, që te fut jo vetëm të dridhurat, por panikun…”, thekson gazetari.

Gazetari Hoxha ka një apel për të gjithë qytetarët, të cilëve u kërkon të jenë të kujdesshëm pasi ky virusi, siç thotë ai nuk është lojë.