Dëmshpërblehet vrasja e 25 vjeçarit shqiptar i vrarë gabimisht nga policët grekë

Drejtësia greke vonon por kur nuk haron…!
Më në fund një shqiptar i vrarë fiton pafajsinë pas vdekjes së tij. Ishte familja e tij që për asnjë rast nuk pushoi për të kërkuar pafajsinë e djalit të tyre, I cili u vra para 10 vitesh.
Niko është një nga 97 të vrarët në Greqi nga plumbat e policëve grekë.
Është I vetmi dhe ndoshta I pari që ka fituar në Gjykatën Evropiane.
Ekzekutimi i 25-vjeçarit para 10 vitesh, gjykata greke dëmshpërblen me 410 mijë euro familjen shqiptare,
Gjykata greke ka vendosur paraditen e së hënës, të dëmshpërblejë me 410.000 euro familjen e Niko Todit ,25 vjeçari shqiptar i ekzekutuar në 16 shkurt 2010 prej plumbave të policisë greke, gjatë një përballje të armatosur mes policisë e një bande grabitësish shqiptarë.
Shqiptari babai i një femijë foshnje me profesionin hidraulik u vra gabimisht me 9 plumba nga policët në Virona të Athinës në kohën kur po vinte në makinë veglat e punës. Ai erdhi në Greqi në moshën shtatë vjeç.
Pas vrasjes familjes ju lidh nga qeveria greke një pension mujor rreth 50 euro, ku ajo refuzoi atë.
U deshën 10 vjet që të kalohen të gjitha fazat e gjyqësorit grek në një maratonë gjyqesh dhe ekspertizash të cilat më në fund dhanë drejtësi për familjen shqiptare Todi.
Sipas vendimit të gjykatës,shteti grek duhet të dëmshpërblejë bashkëshorten dhe djalin e mitur të viktimës,si edhe prindërit e tij për humbjen e pësuar,ndërsa nuk pranoi rekursin e avokatit të shtetit,i cili kërkoi pakësimin e dëmshpërblimit për shkak të krizës financiare që po kalon vendi.