Berat| Pezullohen shefat e Komisariatëve dhe disa efektivë, nuk kontrolluan territorin për kanabis

Një ditë pas vizitës dhe paralajmërimit të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, shefi i stacionit policor në Poliçan dhe shefi i Komisariatit të Skraparit, janë pezulluar nga detyra.

Pezullimi i tyre është bërë pak ditë më parë për shkak të disa disa bimëve të gjetura në sasi të vogla por në zona të ndryshme të thella malore.

Ndaj tyre tashmë ka nisur edhe hetim disiplinor.

Ndërkohë, që nga fillimi i vitit janë marrë masa disiplinore për 15 efektivë vetëm në qarkun e Beratit.