

Që prej muajit mars, 270 udhëtime mjekësore me ‘chartera’ janë regjistruar drejt shtetit turk. Vjena është destinacioni i dytë, i cili renditet pas Turqisë për numrin e udhëtimeve mjekësore jashtë vendit.
Udhëtimet drejt Turqisë, bëjnë me dije burime nga Aeroporti i Rinasit, vijojnë vazhdimisht për qytetarët rezident në këtë shtet pa protokolle të shtuara dhe masa strikte. Ndërsa për disa vende të Bashkimit Europian ka kufizime protokollare shëndetësore që kanë vendorus shtetet siç është Italia, ku kërkohen arsye emergjente.
Sa i përket informacioneve që kanë të bëjnë me udhëtimet private me charter për Covid-19, janë të dhëna që i përkasin Autoritetit të Aviacionit Civil dhe ministrive përkatëse, asaj të Drejtësisë, Mbrojtjes dhe Shëndetësisë, por burime bëjnë me dije se ndonëse në numër më të kufizuar, ato vijojnë.
Kujtojmë se Turqia 3 ditë më parë ka vendosur që të mos pranojë më për kurim pacientë me Covid-19 nga shtetet e tjera.
Mediat turke bëjnë me dije se ky vendim është marrë për shkak të numrave të lartë që ka shënuar Turqia ditët e fundit si dhe për shkak se kapacitetet në spitale po ezaurohen. Më së shumti pacientët e prekur me koronavirus që niseshin drejt Tuqisë ishin nga Shqipëria, Gjeorgjia, Rusia dhe Iraku. Qeveria turke ditën e djeshme ka njoftuar të gjitha kompanitë ajrore private që mos të sjellin më pacientë me Covid-19, përndryshe do të gjobiten.
more recommended stories
Nis barometri politik, çdo të enjte në Euronews Albania me standardin ndërkombëtar të MRB
Monika Kryemadhi: Rama na ka frikë, ja çfarë po tenton të bëjë
Grida Duma: Frymë pozitive, brenda pak ditëve kemi marrëveshjen e koalicionit
TIRANË| Aksident me 3 të plagosur, dy të mitur përfundojnë me urgjencë në spital