🔴Lulzim Basha i prerë: Qeveria të zgjidhë qesen për mjekët, jo vetëm për incineratorët mafiozë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hedhur sërish akuza ndaj qeverisë, gjatë një takimi me disa mjekë.

Basha pretendon se zinxhiri i administrimit të pandemisë është në kolaps, ndërsa vijon të këmbëngulë se qeveria po manipulon numrin e viktimave.

Ai deklaroi se qeveria duhet të paguajë mjekët për punën që bëjnë dhe jo të dërgojë patra vetëm te incineratorët.

“Kapacitetet hospitalizuese nuk janë vetëm shtretërit, por edhe aparaturat dhe ilaçet. Gjithë zinxhiri i administrimit të pandemisë në kolaps, manipulim i numrit të viktimave. I kam bërë thirrje Prokurorisë të hetojë prej 6 ditësh. Vijimi i manipulimit, për të fshehur dështimin e qeverisë. Mjekët asnjë faj.

Qeveria të zgjidhë qesen për mjekët, jo vetëm për inceneratorët. Nuk po investohet në kapacitetet e testimit. Situata po rrokulliset në formë orteku, çdo ditë e më e pamenaxhueshme. Përgjigjja e qeverisë ndaj rëndimit të situatës, fshehje e shifrave të vdekjeve”, u shpreh kreu i opozitës.